AKTUALE

Në shtator me lëvizje politike, Lapaj: Financimi do jetë minimalist nga populli! Pikat kryesore të programit tim

Në këtë projekt të ri që ka ndërmarrë, Adriatik Lapaj ka zbuluar se nuk është i vetëm, por tregon se në ndryshim nga partitë e tjera që janë krijuar, nuk po kërkon votën, por po i fton ato që t’u bashkohen drejt parimeve. Në A2 CNN, në “Intervistë” nga Merita Haklaj, Lapaj tha se baza e partisë së tij do jetë vetëorganizimi, pra jo nga qendra, duke thënë se do të financohet nga populli, me një financim minimalist.

 

“Nuk po mundohem që të bind askënd, pra të takoj dikë dhe ta bind që të më bashkohet, po takoj për t’i ftuar për të qenë pjesë e parimeve, unë e kam bindjen që nuk duhet të ftojmë njerëzit për parimet. Nuk kam asnjë nga pas, vetëm parimet. Në krah do jenë burra, gra, vajza dhe djem, profesionist, të rinj, por jo dhe aq të rinj, njerëz që kanë eksperiencë pune, do jetë një konglomerat vlerash, ai është një tren i hapur pa dyer dhe pa dritare ku kushdo mund të hipi për të realizuar këto parime. Nuk jam i vetëm, radhët po shtohen goxha, do i dalloni në shtator, kam bërë thirrje për vetëorganizim, unë kam ndarë mendjen, që kjo do jetë lëvizje e populli, me financime minimaliste aq sa duhet për të mbajtur mekanizmin gjallë”, u shpreh ai.

 

Lapaj ka zbuluar edhe disa nga pikat kryesore të programit ku do të mbështetet kjo forcë e re politike që pritet të marrë jetë në fillim të shtatorit.

 

“Ne na duhet që të hapim garën, që të mos jetë një muaj para zgjedhjeve se kush do jetë deputet, duhet një ligj për referendumet, një ligj që të depolizitojë administratën dhe kjo u duhet të gjithëve, në këtë kuptim, po thuhet për herë të parë”, tha Lapaj.

 

 

Përtej premtimit, Lapaj tregon se ka edhe rrugën se si synon që t’i arrijë.

 

“Vetëdijësimi i popullit, kjo ka ndodhur ose po ndodh, ne do bashkojmë vullnetet, do protestojmë, do marshojmë, do bëjmë propozime për ndryshime Kushtetuese dhe do kërkojmë reflektim të këtyre fakteve, nëse nuk reflektojnë, atëherë populli do të përballet në zgjedhje. Nëse janë të kënaqur me gjendjen, të mos na bashkohen, nëse jo duhet të bashkohen ideve, për të bërë një ndryshim të madh”, përfundoi Lapaj në A2 CNN.

Related posts

Borell: Ky vit është vendimtar për RMV, duhet të krijohen kushte për të miratuar ndryshimet kushtetuese

admin

Rast i rëndë në një fshat të Tetovës, i le fëmijët jashtë shtëpisë, më pas i merr në përkujdesje Qendra për Çështje Sociale

Gjyla Halili

Pendarovski: Dikush nga ana tjetër i frikësohet vetingut në vend

Gjyla Halili

Leave a Comment