BOTA

Video/ Qindra bebe kuaj deti lëshohen në gjirin e Sidney në Australi (fotot)

Shkencëtarët thonë se kanë kompletuar një nga lëshimet më të mëdha në botë të bebeve të kuajve të detit, për shtimin e numrave të tyre në Gjirin e Sidney në Australi.

Kali i bardhë i detit është një specie e rrallë në Australi dhe është bërë e rrezikuar prej vitit 2020 nga ndotja dhe humbja e habitatit.

Këtë vit instituti i shkencave detare në Sydney kapi tre ekzemplarë shtatzënë dhe rriti bebet e tyre në ambjent të mbyllur për të shtuar shanset e mbijetesës.

380 bebe kuaj deti u lëshuan dje të ndarë dhe etiketuar, për të monitoruar rritjen apo mbijetesën e tyre në botën e egër.

Studiuesi Mitchell Brennan, i veshur me kostum zhytjeje mbante qeset e kuajve të detit dhe përshkruante rezultatin si të mrekullueshëm.

29 vjeçari është mes shkencëtarëve të projektit të shumimit të kuajve të detit, të nisur që prej shpalljes së tyre ‘të rrezikuar’ në 2020.

“Kuajt e detit mund të jenë të vështirë për t’u rritur në ambjent të mbyllur, ata mund të jenë shumë të ndjeshëm”, thotë ai.

“Këta peshq nuk kanë stomak prandaj duhet të kanë gjithë kohës dhe ne u jepnim molusqe e planktonë vazhdimisht”.

Studiuesit i kanë etiketuar ekemplarët me ‘tatuazhe’ nën lëkurë për t’i monitoruar në botën e egër gjatë muajve në vijim.


Top Channel

Related posts

Kryeministri i Armenisë: “Shumë e mundshme” një luftë e re me Azerbajxhanin

admin

“I padëshiruar në mbarë botën”, Putin absolutisht i dobësuar nga rebelimi i Grupit Wagner

admin

Gjykata në Florida e dënon ish-presidentin Trump me 937 mijë dollarë

admin

Leave a Comment