SHOWBIZ

Të biesh në gjumë herët rregullon presionin e gjakut

Banner

Hulumtimi i bërë në Universitetin e Harvardit ka treguar se shkuarja në gjumë një orë më herët se zakonisht, ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut.

Në hulumtim kishin marrë pjesë meshkujt dhe femra, të cilët gjatë natës kishin fjetur shtatë orë apo më pak dhe të cilët kishin filluar t’i tregojnë shenjat e para të presionit të gjakut.

Gjatë 6 javësh, 13 nga 22 vullnetarët u ishte dashur të shkojnë një orë më herët në gjumë se sa zakonisht e të tjerët në kohën e zakonshme.

Shtypja e gjakut tek personat që më herët kishin shkuar në gjumë ishte ulur dukshëm në krahasim me ata që shkonin në gjumë pa ndryshuar orarin, transmeton Telegrafi.

Mungesa e gjumit dhe jeta stresuese ndërlidhen me rrezikun e shtuar për presion të lartë të gjakut.

Ky hulumtim është njëri ndër të parët, i cili ka vërtetuar se presioni i gjakut mund të rregullohet me orar të shtuar të gjumit.

Tensioni i lartë i gjakut i patrajtuar rrit rrezikun e sulmit në zemër, goditjes në tru dhe problemeve të tjera serioze shëndetësore. Është e rëndësishme të kontrolloni presionin e gjakut të paktën çdo dy vjet duke filluar nga mosha 18 vjeç. Disa njerëz kanë nevojë për kontrolle më të shpeshta.

Banner

Related posts

Rritja e gjinjve te meshkujt mund të jetë shenjë e një gjendjeje të rëndë

admin

Ish-kampionia e ‘bodybuilding’ thotë se dikur ishte kthyer në ‘makineri’ por nuk do të konkurrojë më kurrë (fotot)

admin

Trump thotë se ‘do të rikthejë skuadrat e pushkatimit dhe ekzekutimet publike në TV’ – ‘Rolling Stone’ (fotot)

admin

Leave a Comment