SHOWBIZ

Viti 2023 më i nxehti i të gjitha kohërave?

Bota theu rekordin e të gjitha kohërave të temperaturave të larta më 4 korrik, duke arritur një temperaturë mesatare globale prej 17,18 °C, sipas të dhënave nga Instituti i Ndryshimeve Klimatike në Uniersitetin e Maine.

Temperaturat rekord janë tejkaluar në shumë vende këtë vit dhe shkencëtarët e klimës, thonë se viti 2023 mund të bëhet viti më i nxehtë i regjistruar.

Rritja e emetimeve të karbonit dhe ndryshimet klimatike, janë faktorët kryesorë pas këtij parashikimi, si dhe rikthimi i pritshëm i fenomenit të motit El Niño.

“El Niño zakonisht lidhet me temperaturat rekord në nivel global,” shpjegon drejtori i C3S Carlo Buontempo. “Nëse kjo do të ndodhë në 2023 ose 2024, nuk dihet ende, por mendoj se ka më shumë gjasa sesa jo.”

Mbretëria e Bashkuar, Vietnami, Polonia, Spanja, Kina, Letonia, Mianmari, Portugalia, Bjellorusia, Holanda, Tajlanda janë vetëm disa nga vendet, ku janë thyer rekordet e temperaturës këtë vit.

Banner

Related posts

Ricky Martin nderohet nga Veliaj, “Do të flas për shqiptarët kudo që shkoj”

admin

Filmi “The Last of Us” na kujton se njerëzit janë ‘përbindëshat e vërtetë’ në një apokalips zombi…

admin

“Po du me nejt”/Ledri Vula publikon me videoklip këngën

admin

Leave a Comment