KOSOVË

Tiranë, 25-vjeçari i vjedh fqinjit paratë dhe celularin, pastaj i përdhunon të dashurën

Një 25-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi vodhi fqinjin dhe i përdhunoi të dashurën.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën. Sipas asaj që njoftoi policia, i riu ka shkuar në banesën e fqinjit të tij, një 49-vjeçar dhe ka vjedhur me dhunë një shumë parash dhe një aparat celular.

Pastaj ka marrë me forcë të dashurën e 49-vjeçarit dhe pasi e ka dërguar në banesën e tij e ka përdhunuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin J. O., 25 vjeç, banues në Tiranë. 25-vjeçari ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetasit A. B., 49 vjeç, (fqinji i tij), të cilit i ka vjedhur me dhunë një shumë parash dhe një aparat celular, si dhe ka marrë me forcë të dashurën e 49-vjeçarit, dhe pasi e ka dërguar në banesën e tij, ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj”, njoftoi policia.

Policia vijon hetimin e kësaj ngjarjeje të rëndë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./oranews

Related posts

Dënohen me 72 vjet burgim shtatë të akuzuarit për dhunimin e 11-vjeçares

Gjyla Halili

Abazoviqit i kërkova mbështetjen e Malit të Zi për rrugën euroatlantike të Kosovës

admin

Erdogani lë pas sëmundjen dhe vesh “kostumin” e pilotit: Ju prezantoj KAAN-in

admin

Leave a Comment