AKTUALE

Reuters shkruan për blerjen e dronëve Bayraktar nga Kosova

Banner

Në një artikull, Reuters ka shkruar se “Kosova ka blerë një grumbull dronësh Bayraktar të prodhimit turk”, derisa ka cituar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili lajmin e dha përmes një postimi në Facebook.

Reuters shkruan se dronët u blenë në kohën që sipas kësaj agjencia, Kosova po përballet me trazira në veri.

Agjencia citon postimin e Kurtit, duke shkruar se “shpenzimet e fundit të sigurisë po e bëjnë vendin më të sigurt”.

“Ai nuk dha numrin apo koston e dronëve, të parët e Kosovës, as nuk tha se për çfarë do të përdoren. Dronët Bayraktar kanë fituar popullaritet global pasi u përdorën nga ushtria e Ukrainës kundër forcave ruse”, thuhet në këtë artikull.

Reuters shkruan se “Republika 15-vjeçare po ndërton një ushtri që synon përfundimisht të ketë 5,000 ushtarë të rregullt dhe 3,000 rezervistë. Aleanca ushtarake e NATO-s ka gjithashtu më shumë se 4,500 paqeruajtës në vendin me 1.8 milionë banorë. Në muajt e kaluar, Kosova është përballur me dhunën e saj më të keqe etnike në veri, ku jetojnë rreth 50,000 serbë etnikë, të cilët mbështeten nga Beogradi”.

Banner

Related posts

“Mbushja e një grope kushton 72.000 denarë në Çair, 6.000 në Qendër”, Osmani akuzon për shpenzimet të pamatura në Çair

Gjyla Halili

Arbër Ademi nga Kumanova:“As skeptikët më të mëdhenj s’e kishin menduar s’e do të shkojnë kaq keq të gjitha zhvillimet politike”

Gjyla Halili

KSHZ: Në vazhdimësi punojmë për mbrojtje nga sulmet e hakerëve

Gjyla Halili

Leave a Comment