BOTA

Pakistani paralajmëron talibanët afganë kundër strehimit të militantëve

Kreu i ushtrisë së Pakistanit, gjenerali Asim Munir, e ka kërcënuar Qeverinë e udhëhequr nga talibanët në Kabul me “përgjigje efektive”, nëse vazhdon të strehojë militantë, të cilët kryejnë sulme në Pakistan.

Ai ka thënë se Pakistani ka “shqetësime serioze për ofrim të strehave të sigurta” për grupin militant Tehreek-e-Taliban (TTP) në Afganistan.

Kjo deklaratë ka ardhur pas dy sulmeve të militantëve në ditët e fundit, në të cilat janë vrarë 12 ushtarë pakistanezë.

“Sulme të tilla janë të patolerueshme dhe do të nixin përgjigje efektive nga forcat pakistaneze të sigurisë”, ka thënë Munir.

Disa grupe militante, përfshirë TTP, Shtetin Islamik dhe grupin e ri Tehreek-e-Jihad Pakistan janë prezente në Baloçistan, ku janë kryer sulmet e fundit.

Udhëheqësi ushtarak ka thënë se pret që talibanët afganë të realizojnë premtimin e dhënë në Marrëveshjen e Dohas të vitit 2020 – të nënshkruar me Shtetet e Bashkuara – për të parandaluar çfarëdo grupi terrorist nga kryerja e sulmeve prej tokës afgane.

Talibanët në Afganistan nuk i kanë komentuar këto deklarata.


Top Channel

Banner

Related posts

Një valë globale hakerësh godet Gjermaninë

admin

Shoqata ”Jehona e Malësisë”, dënon ashpër torturën brutale ndaj shtetasve shqiptar në Herceg Novi: Ky rast nuk duhet ngelur vetëm me deklarata të kota

Gjyla Halili

Hunter Biden ngre padi ndaj agjencisë së taksave

admin

Leave a Comment