BOTA

Koreja e Veriut heq ndalesën e pandemisë, lejon qytetarët të kthehen në shtet

Koreja e Veriut ka hequr masën e vendosur gjatë pandemisë së koronavirusit, që u pamundësonte qytetarëve që kishin mbetur jashtë vendit të kthehen në shtet.

“Qytetarët verikorean që gjenden jashtë shtetit u lejohet të kthehen në shtëpi”, raportoi më 27 gusht media shtetërore në Korenë e Veriut, duke shtuar se vendimi është marrë pas “lehtësimit të situatës me pandeminë në mbarë botën”.

“Ata që kthehen do të vendosen nën vëzhgim të duhur mjekësor në repartet e karantinës për një javë”, raportoi media shtetërore.

Mbetet e paqartë se sa persona do të preken nga ky vendim. Vëzhguesit në Korenë e Jugut besojnë se shumë diplomatë verikoreanë, punëtorë dhe studentë tani do të kthehen në shtëpitë e tyre.

Koreja e Veriut është një shtet gjerësisht i izoluar në çështjet ndërkombëtare dhe pa pak qasje me botën e jashtme.

Ky shtet mbylli krejtësisht kufijtë shtetërorë në fillim të vitit 2020 për shkak të pandemisë.

Në ditët e fundit, kompania shtetërore e fluturimeve, Airo Koryo, ka rinisur fluturimet ndërkombëtare, duke lejuar pasagjerët që të fluturojnë drejt Kinës dhe Rusisë. /REL


Top Channel

Banner

Related posts

Së paku 52 të vdekur nga zjarri në një ndërtesë në Johanesburg

admin

Dyshohet se rrjedh nga Omicron, një tjetër variant i Covid po përhapet në Mbretërinë e Bashkuar

admin

Trump akuzohet nga Departamenti i Drejtësisë për komplot për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020

admin

Leave a Comment