SHOWBIZ

Tragjedia e ‘Titan-it’/ Regjisori i ‘Titanikut’ në bisedime për të bërë një film për nëndetësen që shpërtheu

James Cameron është i gatshëm për të drejtuar një serial dramatik për tragjedinë e nëndetëses Titan në Atlantik, ku humbën jetën pesë pasagjerët.

Siç raporton The Sun, regjisori i Titanikut është në bisedime për të sjellë në ekran historinë tragjike të nëndetëses që ngjalli interes global disa javë më parë.

Sipas burimeve, një platformë transmetimi iu afrua regjisorit të mirënjohur, i cili e ka eksploruar Titanikun me nëndetëses 30 herë, për të treguar historinë në mënyrën e tij unike. Burimi tha se tragjedia e nëndetëses po trajtohet për një nga platformat më të mëdha të transmetimit në botë dhe James është zgjedhja e parë për pozicionin e regjisorit.

“Ai e tregoi historinë e Titanikut me një dhembshuri të tillë, saqë për të duket një hap i natyrshëm ta bëjë këtë”, tha i njëjti burim.

Ndër emrat e dëgjuar për t’u konsideruar për rolin e protagonistit janë ylli i Hollivudit Matt Damon dhe komediani Kumail Nanjiani.

Banner

Related posts

Zbuloni se kur do të publikohet pjesa e dytë e dokumentarit mbi jetën e Georgina Rodriguez

admin

Don Xhoni e bën copë-copë sofrën nën tingujt e këngëve të “Zhutave”, prezent edhe Butrint Imeri

admin

Bashkëshortja e Elvis Pupës tregon arsyen pse flenë në dhoma të ndara

admin

Leave a Comment