SHOWBIZ

Tragjedia e ‘Titan-it’/ Regjisori i ‘Titanikut’ në bisedime për të bërë një film për nëndetësen që shpërtheu

James Cameron është i gatshëm për të drejtuar një serial dramatik për tragjedinë e nëndetëses Titan në Atlantik, ku humbën jetën pesë pasagjerët.

Siç raporton The Sun, regjisori i Titanikut është në bisedime për të sjellë në ekran historinë tragjike të nëndetëses që ngjalli interes global disa javë më parë.

Sipas burimeve, një platformë transmetimi iu afrua regjisorit të mirënjohur, i cili e ka eksploruar Titanikun me nëndetëses 30 herë, për të treguar historinë në mënyrën e tij unike. Burimi tha se tragjedia e nëndetëses po trajtohet për një nga platformat më të mëdha të transmetimit në botë dhe James është zgjedhja e parë për pozicionin e regjisorit.

“Ai e tregoi historinë e Titanikut me një dhembshuri të tillë, saqë për të duket një hap i natyrshëm ta bëjë këtë”, tha i njëjti burim.

Ndër emrat e dëgjuar për t’u konsideruar për rolin e protagonistit janë ylli i Hollivudit Matt Damon dhe komediani Kumail Nanjiani.

Banner

Related posts

Kur babi vjen në shtëpi me plot dhurata, kjo bisedë e Ledrit me vajzën e tij do të iu shkrijë zemrën

admin

Si të parandaloni ngrirjen e tubave në dimër?!

admin

Bebe Rexha dhe Snoop Dogg publikojnë këngën “Satellite”

admin

Leave a Comment