Drejtori sportiv i Barcelonës, Deкo ka mbetur i dëshpëruar nga dështimi i transferimit të Arda Guler nga Fenerbahçe, pasi ai beson se u përdor nga ylli turk dhe familja e tij për të përfituar sa më shumë nga një transferim te rivalët e tyre, Real Madridi.
Sipas gazetës “Sport”, Deko mendon se është përdorur si peng në lojën e negociatave të Guler me drejtuesit e Real Madridit.
Kur udhëtoi për në Turqi, ai kishte përshtypjen se një marrëveshje ishte përgjysmuar, pasi kishte arritur një akord me Fenerbahçen. Megjithatë, ai u largua nga Stambolli, duke ndjerë se marrëveshja do të ishte në rrezik nëse një tjetër ekip i madh hynte në garë. Në fund të fundit, ai beson se është përdorur për të nxjerrë më shumë para nga Real Madrid.
Gazetari i njohur Toni Huanmarti pretendon se kostoja totale e marrëveshjes, duke përjashtuar pagat e Guler, mund të kalojë 50 milionë euro.
Bonusi i nënshkrimit të Guler është vendosur në tetë milionë euro, ndërsa babai i tij do të marrë në shtëpi 15 milionë euro komisione. Fenerbahçe njoftoi kushtet e marrëveshjes së tyre, e cila arrin në 20 milionë euro tarifë fikse, 10 milionë euro bonuse dhe 20% të shitjes së ardhshme.