SPORT

Guardiola konfirmon veten deri në 2025-ën

Pep Guardiola, një gjeni absolut, pa të cilin duket e vështirë që të imagjinosh tashmë edhe Mançester Sitin.

Por edhe martesat kaq të bukura e të rëndësishme një ditë do të përfundojnë, ndonëse kush mendonte se arkitekti spanjoll mund ta bënte që në këtë verë, atëherë është zhgënjyer: “I dëgjova, madje i prisja menjëherë zërat se mund të iki si fitimtar absolut, por jo.

Unë kam ende dy vite kontratë dhe do t’i respektoj edhe ato.

Pas saj nuk e di më…”, nënvizoi dje Pep, i cili ndoshta pas Mançester Sitit mund të kërkojë të bëjë ndonjë pauzë, apo pse jo, të gjejë një punë disi më komode, siç mund të jetë stoli i ndonjë kombëtareje prestigjioze në verën e vitit 2025.

Gjithsesi, edhe pse për drejtuesit e Mançester Sitit ai mund të qëndronte edhe përjetë, pas kësaj dhurate historike, edhe ata e dinë mirë se diçka e tillë nuk do të ndodhë dhe natyrisht që ata janë vënë në lëvizje për një pasues që të ketë të njëjtin stil si Guardiola.

Dhe emrat në listën e tyre mund të jenë edhe të sponsorizuar nga vetë Pep. Sipas asaj që raporton “The Sun”, të përzgjedhurit janë 7 shtatë dhe nisin nga ish-kapiteni i Sitit, Vinsent Kompani, Ksavi Hernandez, Mikel Arteta, Julian Nagelsman, Zinedin Zidan, Edi Haui, apo edhe italiani Roberto de Zerbi.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Robin Haxhi Krasniqi ndjeki nga afër Kupën “Adem Jashari” në shenjëtari

admin

Miliarderi finlandez kërkon të blejë Interin

admin

Pioli, maszh Interit në prag të derbit

admin

Leave a Comment