SHOWBIZ

Islanda, vendi më paqësor në botë

Islanda, vendi më i qetë në botë për të 15-tin vit me radhë. Këtë vlerësim e bëri Instituti për Ekonomi dhe Paqe. Ky Institut rangoi 163 vende bazuar në atë se sa janë paqësore.

Sipas Indeksit për Paqe Globale 2023, ky grup rangoi vendet ku jeton 99.7 për qind e popullatës.

Pra, sipas këtij indeksi, këtu u vlerësua niveli i paqes në vend filluar nga konfliktet vendore dhe ndërkombëtare, siguria e shoqërisë dhe militarizimi.

Në top dhjetëshen e vendeve më paqësore hynë Zvicra, dhe kjo nuk është rastësi. Të qenit zviceran do të thotë të qenit neutral në argumente e diskutime, e kjo u dëshmua për këtë shtet edhe kësaj radhe.

Në top dhjetëshe u vlerësua edhe Zalanda e Re, e cila u radhit në pozitën e katërt.

Në këtë top dhjetëshe nuk ia dolën të hyjnë: Australia, e cila u radhit në pozitën e 22-të, e as Britania e Madhe, e cila u vlerësua në pozitën e 37-të.

Sa i përket nivelit të paqe, Shqipëria vjen në pozitën e 40-të e Kosova në të 70-tin.

Filipine u vlerësua në pozitën e 115. Ky vend ka histori të gjatë për grupe kryengritëse, ku tani për tani janë aktive tri grupe kryesore.

Amerika sipas Institutit për Paqe Globale u radhit në pozitën e 131-të. Rusia jo befasisht u vlerësua në pozitën e 158 e Ukraina në 157-tën.

Sipas indeksit për paqe globale, sivjet niveli mesatar i paqes është më ulët, më saktësisht për 0.42 për qind më ulët se vitin e kaluar.

Ky është viti i nëntë që paqja është prishur në botë. Shkaktar kryesor i kësaj është invasioni Rus në Ukrainë./21Media

Related posts

Rita Ora shkëlqen në të kuqe gjatë performancës në “The Voice Australia”

admin

Nuk ka më dyshime për ndarje, Fero dhe Arbenita Ismajli shfaqen shumë të lumtur së bashku!

admin

Historia kaotike e lidhjeve të Leonardo DiCaprio! Nga supermodelja Gisele Bündchen deri tek adoleshentja Eden Polan!

admin

Leave a Comment