SHOWBIZ

Endrit Thaçi feston ditëlindjen pa babain edhe këtë vit

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi sot feston ditëlindjen.

Ai mbushi plotë 24 vjeç, por kjo ditë e veçantë për të nuk është më e tillë tash e tri vite.

Kjo pasi nga 5 nëntori i vitit 2020, ish presidenti i vendit u ftua pranë Dhomave të Specializuara në Hagë nën akuzat për krime lufte.

Endriti ka qenë shumë i lidhur me të atin, teksa në këtë ditë mori shumë urime nga fytyra të njohura si dhe nga miq të ish – presidentit Thaci.

Kujtojmë se, ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së, disa herë kanë paraqitur kërkesë për lirimin e klientëve të tyre me kusht deri në nisjen e gjykimit, kërkesa që janë refuzuar.

Procesi gjyqësor që nisi më 3 prill 2023 pritet të zgjasë për vite të tëra, për shkak të lëndës voluminoze dhe të numrit të madh të dëshmitarëve dhe dokumenteve që pritet të prezantojë, si Prokuroria, ashtu edhe mbrojtja.

Banner

Related posts

Keisi dhe Dj Geek konfirmohet të jenë çifti më i ri në showbiz!

admin

“Playback në stadium, uau çfarë arti”, Zhaklina ironizon me koncertin e Elvanës

admin

Kujdes nga Botoxi! Ankesat për procedurat kozmetike jo-kirurgjikale shënojnë rekord

admin

Leave a Comment