SPORT

Granit Xhaka nënshkruan me klubin e madh gjerman

Granit Xhaka është futbollisti më i ri i skuadrës së Bayer

Ishte eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano që raporton se tashmë është nënshkruar kontrata mes Xhakës dhe klubit gjerman.

Nga kjo lëvizje, Arsenali do të përfitojë 25 milionë euro, që është shifër dukshëm më e lartë se ajo prej 15 milionë eurove që ishte përmendur në fillim të negociatave.

30-vjeçari do të nënshkruajë deri në qershor 2028, një marrëveshje pesëvjeçare.

Leverkusenit.

Kampioni gjerman nuk është i panjohur për Xhakës, pasi më parë u paraqit për Borussia Moenchengladbach, me të cilët kishte luajtur 108 ndeshje, ndërsa kishte realizuar gjashtë gola e tri asistime.

Largimi i Xhakës përflitej ende pa përfunduar edicioni në Premier League.

Kosovarin tek topgjinjt do ta zëvendësoj anglezi Declan Rice.

Romeo Lavia dhe Moises Caicedo janë emra tjerë të mesfushës që po i përcjell klubi londinez.

Xhaka e ka kompletuar edicionin më të mirë te Arsenali, me shtatë gola e po aq asistime në 37 paraqitje.

Gjithsej në kampionatin anglez i ka luajtur 225 ndeshje, ndërsa ka shënuar 17 gola dhe ka bërë 24 asistime.

Ai tek Arsenali ka luajtur prej vitit 2016, kur ishte transferuar nga Borussia Moenchengladbach.

E tash, mesfushori do të jetë pjesë e Leverkusenit, të cilët kishin përfunduar të gjashtit në Bundesliga. Xhaka si trajner tek gjermanët do ta ketë Xabi Alonson.

/BotaSot/

Related posts

Chiesa dhe Juve në udhëkryq, kontrata skadon më 2025. Do të ketë rinovim?

admin

Shqipëria dominon edhe ndaj Moldavisë

admin

Arabia Saudite do të ndërtojë një qytet

admin

Leave a Comment