AKTUALE

Policia shpall konkurs të ri, këto janë kriteret

Banner

Policia e Kosovës ka shpallur konkurs për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit.

Sipas njoftimit, kandidatët që aplikojnë për zyrtarë policorë në Policinë e Kosovës duhet t’i përmbushin këto kritere:
a) Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
b) Të jetë i moshës 18-30 vjeçar;
c) Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;
d) Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale;
e) Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;
f) Të mos posedojë tatuazh në pjesë të dukshme të trupit;
g) Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike

Po ashtu është bërë e ditur se konkursi do të jetë i hapur nga sot deri më 26 korrik, transmeton Paparaci.

Kandidatët që aplikojnë do t’u nënshtrohen testit me shkrim, testit të aftësive fizike, intervistës, testit psikologjik, kontrollimit mjekësor dhe verifikimit të kaluarës.

Banner

Related posts

Deputetja Rina Ajdari mer pjesë në promovimin e librit të gjeneral Kudusi Lama

Gjyla Halili

“Nata Kërçovare në Mynih” po rikthehet!- I pranishëm dhe Fatmir Dehari

Gjyla Halili

Lajm i madh: Mediat maqedonase thonë që Ali Ahmeti mund të garojë për President

Gjyla Halili

Leave a Comment