SPORT

Kumbulla shfaqet në qendrën stërvitore të Romës

Marash Kumbulla kaloi një sezon të vështirë, ku në javët e fundit të kampionatit ai pësoi një dëmtim të rëndë.

Në ndeshjen ndaj Milanit, Kumbulla pati një përplasje me Oliver Zhiru dhe për pasojë, këputi ligamentin.

Operacioni i shkoi mirë mbrojtësit kuqezi, teksa ka nisur fazën e rikuperimit.

Mbrojtësi është shfaqur ditën e sotme në qendrën stërvitore të Romës dhe do të ndiqet nga stafi teknik dhe ai mjekësor, për të bërë të mundur një rikuperim sa më të shpejtë të futbollistit.

Mediat italiane bëjnë me dije se Kumbulla mund të rikthehet në 100% e tij vetëm në fund të vitit, pasi dëmtime të tilla janë të rënda dhe rikuperimi zgjat deri në 6 muaj. Javët në vazhdim, pritet që Kumbulla të rinisë stërvitjen në fushën e blertë por u sforcuar për të luajtur.

Banner

Related posts

Brighton gati të blindojë sulmuesin

admin

Ancelotti i “magjepsur” pas Joselu: Është shumë i rëndësishëm për ne, më pëlqen shumë stili i tij i lojës

admin

De Bruyne do të mungojë gjatë, City ia mësyn Olmos

admin

Leave a Comment