KOSOVË

Clinton mori vendimin historik për çlirimin e Kosovës, çeli epokë të re për Ballkanin

 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vlerësoi sot kontributin e Presidentit Bill Clinton me “vendimmarrjen historike të NATO-s për realizmin e njërit prej sukseseve më domethënëse të politikës së jashtme amerikane, çlirimit të Kosovës dhe çeljen e një epoke të re, për këtë lagje të njohur si fuçia e barutit në zemër të Europës, me emrin Ballkan”.

“Pa atë revolucion politik brenda të majtës europiane, ku e majta ideologjike në perëndim të Europës shihte te Sllobodan Millosheviçi një viktimë potenciale të imperializmit amerikan dhe jo një xhelat të pashpirt të popullit të dhunuar të Kosovës, Presidenti Clinton nuk do t’i kishte gjetur dot kurrë aleatët për shkrimin e historisë së çlirimit të Ballkanit Perëndimor nga diktatori i fundit. Jo vetëm kryeministrin Blair dhe Kancelarin Schrader, por edhe kryeministrin e majtë të Italisë, Masimo D’Alema dhe atë socialist të Francës, Lionel Jospin, të cilët bashkë me kryeministrin konservator të Spanjës, Hose Maria Aznar ishin pesëshja kyçe që ja mundësoi mikut tonë të sotëm të nderit vendimmarrjen historike të NATO-s për realizmin e njërit prej sukseseve më domethënëse të politikës së jashtme amerikane, çlirimit të Kosovës dhe çeljen e një epoke të re, për këtë lagje të njohur si fuçia e barutit në zemër të Europës, me emrin Ballkan”, shtoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se fjalimi i Presidentit Clinton në 24 mars 1999, kur iu drejtua Amerikës dhe mbarë botës për të lajmëruar ofensivën e NATO-s ndaj forcave serbe, ishte një gur përcaktues për historinë e Kosovës dhe të vetë rajonit tonë.

“Ne jemi vendi i shqiponjave dhe na vjen mirë që kjo të jetë e vërtetë. Vendlindja e Presidentit Clinton quhet Hope – Shpresë, dhe mbase nuk është krejt rastësi që shpresën, shtëpinë e tij ai ua ridha shqiponjave të përzëna nga shtëpitë në Kosovë”, tha Rama.

Rama theksoi se Presidenti i 42-të i SHBA-së na mësoi me shembullin e oratorisë së tij dhe me forcën e shembullit të tij se të kesh shpresë do të thotë të besosh se ka vetëm regjime dhe qeveri të këqija nuk ka kurrë popuj të këqij.

“Askush nuk e di se si do të kishte qenë e sotmja e rajonit tonë pa Presidentin Clinton, por mund të thuhet pa frikë se koha që ka rrjedhur nga ai vendim historik deri më sot mund të kishte qenë shumë më e zymtë sesa edhe mund të guxojmë ta marrim me mend, jo vetëm për Kosovën e për pasojë të gjithë shqiptarët, për Serbinë e për pasojë të gjithë serbët. Dy kombet më të mëdhenj të Ballkanit, popujt e të cilëve janë shtrirë më shumë sesa brenda shtetit të tyre amë dhe janë të dënuar të jetojnë përjetësisht së bashku duke zgjedhur që ose do ta kthejnë Ballkanin në hapësirën e një jete të re të triumfit të paqes mes veti, ose do ta lënë peng mes mureve të frikës dhe të jetuarit me kurriz ndaj njëri-tjetrit”, tha Rama.

Por, vijoi ai, “mund të thuhet pa frikë se gjysmë milion refugjatë kosovarë, të cilët nën furinë e makinerisë gjakatare të Beogradit erdhën për të kërkuar shpëtim në Shqipëri, mund të mos ishin kthyer dot vetë në shtëpi”.

“Vetë kasapi i Beogradit mbase mund ta kishte ngrysur jetën në pushtet dhe jo prapa hekurave dhe e shkuara për të ardhur deri këtu ku jemi mund t’i kishte grabitur kushedi se sa kohë akoma të ardhmes së popujve të Ballkanit”, shtoi Rama./ATA

Related posts

SHBA: Zgjidhja e ngërçit politik në Mal të Zi, të bëhet përmes zgjedhjeve të hershme

admin

Partitë politike në Zvicër nuk duan që Albin Kurti të përfshihet në fushatën zgjedhore atje

admin

Kryetarët në veri janë të detyruar të betohen brenda afatit

admin

Leave a Comment