KOSOVË

Jam gati të jap dorëheqje në çdo moment

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, është shprehur e gatshme të japë dorëheqjen nga posti i kryeministres. Mediat duket se kanë ndikuar në marrjen e vendimit për dorëheqje të kryeministres aktuale në Serbi.

Përmes një postimi në Twitter, Brnabiq sqaron se kërkesa për dorëheqje është refuzuar nga presidenti, Aleksandar Vuçiq.

Duke pasur parasysh shkrimet e mediave, thjesht për të qenë të qartë, unë jam gati në çdo moment të jap dorëheqjen si kryeministër, dhe presidenti Aleksandar Vuçiq e di këtë dhe, për momentin, refuzon. Ndoshta ai do të ndryshojë mendje,” tha Brnabiq. 

Kryeministrja shprehet se nuk është kundër mbajtjes së zgjedhjeve. “Ju doni zgjedhje, nuk ka problem, ne jemi gjithmonë për zgjedhje. Sigurisht që i qëndroj besnike Serbisë dhe presidentit Vuçiq”, shkruan ajo.

Banner

Related posts

Mijëra persona në protestën e tretë kundër dhunës

admin

Partitë shqiptare do të jenë pjesë e Qeverisë së re të Malit të Zi

admin

Kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse tre policët nuk lirohen

admin

Leave a Comment