KOSOVË

Parlamenti Evropian kërkon parandalimin e ndikimit të Rusisë në Ballkan

Në seancën plenare të Parlamentit Evropian në Strasburg, sot pritet të votohet Rezoluta për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë së Bashkimit Evropian.

Kjo rezolutë fokusin kryesor do ta ketë forcimin e rolit të BE-së në botë dhe përgjigjen që duhet dhënë në rrethanat e reja ndërkombëtare, pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Në tekstin e propozuar, që ishte miratuar së pari në Komisionin e Politikës së Jashtme, propozohet që në disa fusha në politikën e jashtme, Bashkimi Evropian të votojë me shumicë të kualifikuar, e jo me konsensus, në mënyrë që votimi të jetë më efikas.

Në disa pjesë të propozim-Rezolutës përmendet edhe rajoni i Ballkanit Perëndimor, prej ku kërkohet që BE-ja të përshpejtojë procesin e zgjerimit, si me vendet kandidate, ashtu edhe me kandidatët potencialë.

Gjithashtu, në këtë propozim kërkohet që sa më parë të hiqen vizat për qytetarët e Kosovës, si dhe përshëndetet nisja e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe dhënia e statusit të vendit kandidat për Bosnjë e Hercegovinën, raporton Radio Evropa e Lirë.

Për ndikimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimorë ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kurti thotë se Putinin e pengon shumë suksesi i Kosovës, kështu që ai po bën përpjekje ta destabilizojë atë.

“Putini dëshiron të nxisë konflikt në Kosovë. Unë jam i kujdesshëm, por kurrë nuk kam frikë. Jam vigjilent. Putini është i fiksuar pas vendit tonë. Ai është i lumtur me mungesën e suksesit të intervenimeve perëndimore në Irak dhe Afganistan. Atë e zemëron që në Kosovë pati sukses intervenimi”, ka thënë Kurti.

Banner

Related posts

Harrën, leckë, ne s’adhurojmë zogj

admin

Kurti thotë në fillim të javës vendos nëse do të shkojë në Bruksel

admin

Republika Sërpska suspendon miratimin e heqjes së vizave mes Bosnjës dhe Kosovës

admin

Leave a Comment