AKTUALE

Fondi për Inovacione jep sqarime për firmat Thor Industries dhe Everest XhD

Banner

Përmes një kumtese, Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik sqaron punën dhe mënyrën se si mbështeten projektet pas lajmeve se nipi i Ali Ahmetit ka fituar projekt nga ky fond i cili udhëhiqet nga BDI.

“Numri prej gati 1000 projekteve të mbështetura, me një vëllim investimi mbi 118 milionë euro, tregon se Fondi është shtëpia e vërtetë e të gjitha ndërmarrjeve inovative dhe motori kryesor për zhvillimin e ndërmarrjeve maqedonase. FIZHT është i vetmi institucion në vend që ka certifikatën ISO: 31007 për luftën kundër korrupsionit. Thirrja publike për dorëzimin e propozim projekteve për financim në kuadër të instrumentit mbështetës “Grante të bashkëfinancuara për zhvillim teknologjik për rritje të përshpejtuar ekonomike” u dedikohet ndërmarrjeve dhe institucioneve private shëndetësore, me qëllim të krijimit të kushteve për tejkalimin e pasojave të krizës ekonomike, për të arritur një rritje të përshpejtuar, për të rritur konkurrencën e tregjeve ndërkombëtare dhe rezistencën ndaj krizave pandemike dhe klimatike, përmes prezantimit të teknologjive të reja, inovative, të avancuara, të gjelbra dhe digjitale për transformimin e tyre”, thuhet në njoftimin e FIZHT

Ata shtojnë se të gjitha ndërmarrjet regjistruara kalojnë një proces para-seleksionimi të kryer nga tre ekspertë vendas nga 22 fusha të ekspertizës dhe se projektet vlerësohen sipas kritereve të përcaktuara: shkalla e inovacionit, cilësia e projektit të përgatitur, potenciali i tregut, kapaciteti i aplikantit dhe ndikimi i projektit.

“Të gjitha projektet që marrin një notë mesatare prej të paktën 51 pikë vazhdojnë në fazën tjetër. Përzgjedhja përfundimtare bëhet nga KMI (Komitetit të Miratimit të Investimeve), i përbërë nga 5 ekspertë botërorë. Kryetari i KMI (Komitetit të Miratimit të Investimeve) është Marvin Liao dhe ai është ish-CEO i Yahoo dhe ka investuar personalisht në mbi 400 startup-e”, thonë nga FIZHT.

Banner

Related posts

100 organizata Shqiptaro-Amerikane festojnë Panairin e 4-të të rrugës Gjergj Kastrioti Skenderbeu

Gjyla Halili

Bexheti: Premtimi ynë si pikë prioritare në programin tonë parazgjedhor në 2017 sot po bëhet realitet

Gjyla Halili

Bexheti: Nëse cënohet Ligji i gjuhëve do të ketë krizë politike

Gjyla Halili

Leave a Comment