SHQIPËRI

“Unë e mbaj të zgjedhme se e pi vet nai viz..”, dalin përgjimet e grupit të madh të të arrestuarve në Shqipëri

Top Channel ka siguruar dosjen e megaoperacionit në Elbasan me 45 të ndaluar.

Një agjent i infiltruar brenda grupit kriminal ka marrë dy qese kokainë  prej 0.7 gramësh nga Hekuran Gjeli, njëri prej të arrestuarve.

Bazuar në përgjimet e policisë, pasi ai ka marrë sasinë e drogës ata kanë biseduar me njëri tjetrin, ku Gjeli e ka pyetur nëse i ka pëlqyer kokaina.

Gjeli: Hë ka dal e mirë?

Agjenti “K”: E mir ishte vlla.

Gjeli: Unë e mbaj të zgjedhme se e pi vet nai viz ene e maj të zgjedhme nuk mar kot.

Agjenti “K” :Jo ishte i mirë me verte ky.

Gjeli: në përgjithsi e zi a kupto.

Agjenti “K”: Dilte e fuqishme fare.

Gjeli: Na e la hajt të rujt zoti.

Agjenti: Hajt.

45 personat e ndaluar dy ditë më parë në megaoperacionin për trafikun e lëndëve narkotike dalin sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Duke qenë se të ndaluar janë 45 persona, gjysma e tyre do të njihet sot me masën e sigurisë dhe pjesa tjetër nesër. Seanca pritet që  të zgjasë deri në orët e pasdites.

Sipas policisë të përfshirë në grupin kriminal janë gjithsej 52 persona, ndërsa shtatë prej tyre janë në kërkim. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 1.3 kg kokainë, 860 gramë heroinë, 1.3 kg kanabis, 1 kallashnikov, 51 mln lekë dhe 15 mijë euro.

Të akuzuarit shisnin lëndë narkotike të llojit kokainë, heroinë, ekstazi, dhe kanabis në zona të ndryshme të Elbasanit dhe jashtë tij.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka kërkuar gjykatës arrest me burg për 37 prej tyre: Joni Hasnjoku, Edor Hasanllari, Andrea Gogu, Armando Buzani, Erind Hoxha, Strorado Sadushi, Emre alias Elton Puro, Shpëtim Myrta, Rezarta Isufaj, Ferdinand alias Spiro Sadushi, Ahmet Kushi, Denis Darzeza, Florenc Puro, Durim Novaku, Arsen Vishkulli, Gentjan Shabani, Florenc Demiri, Gavrosh Berati, Emiljan Dinja, Ledi Nergjoni, Erist Skilja, Gazmir Panxhi, Ilirjan Kume, Klajdi Isufaj, Igli Merko, Hekuran Gjeli, Rudolf Korumi, Mariglen Hida, Enea Hysenbelli, Leonhard Tola, Aldo Gjeli, Esmirald Lici, Oltjon Cela, Armand Lluca, Xhulio Lluca, Gentian Gjoka, Redi Nërpjetri; arrest shtëpie për Rigert Kokoneshi, Sali Isufaj,  Amarildo Sallaj, Xhuljano Gjyla, Hysni Sadushi dhe detyrim paraqitje për Romarjo Bora, Fatjon Blloshmi, Mikel Petriti.

Ndërsa personat e shpallur në kërkim janë: Enea Toĺlumi, Hysen Haziu, Eliberto Skilja, Sotir Kokoneshi, Albi Bicaku, Migel Balla, Migen Kucaj.

Related posts

Kryeministrja e Italisë shkon në Vlorë, thirret nga Rama për vizitë private

admin

Në vigjilje të Pashkës, Veliaj vizitë në Kishën e re Protestante në Kombinat: Hapësirë që i shërben komunitetit

admin

Zgjedhjet e 14 majit/ Yuri Kim takoi drejtuesit e partive politike, reagon Ambasada Amerikane: Në përputhje me standardet ndërkombëtare

admin

Leave a Comment