SHQIPËRI

Krim i rëndë në familje: 42 vjeçari shqiptar vret bashkëshorten në Zvicër

Viktima është 39 vjeçare ndërsa i arrestuari, bashkëshorti i saj është një 42-vjeçar.Të dy janë shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Paraditen e së premtes, Policia e Kantonit Thurgau ka gjetur një grua 39 vjeçare të pajetë në një banesë në Erlen, Kantoni TG, për të cilën supozonte se ishte e vrarë, transmeton albinfo.ch.

Pak pas orës 11:00, një burrë ka telefonuar në qendrën kantonale të thirrjeve të urgjencës, për të treguar se kishte plagosur për vdekje gruan e tij.

Burri në fjalë është arrestuar në vend. Ai nuk ka rezistuar, shkruan policia kantonale e Thurgaut.I arrestuari është një 42-vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut. Prokuroria publike ka nisur një hetim penal ndërsa policia ka nisur hetimet.

Gruaja gjithashtu ka rrënjët në Maqedoninë e Veriut, thonë të afërmit, shkruan 20minuten.ch. Burimet e albinfo.ch konfirmojnë se bëhet fjalë për një çift shqiptrar nga Maqedonia e Veriut. Çifti kanë tri vajza adoleshente.

Duket të ketë pasur debate të përsëritura ditët e fundit mes çiftit, thotë një i afërm, sipas të cilit, divorci mes tyre ishte i afërt.

Burri kohët e fundit ka qenë i paaftë për të punuar për shkak të një sëmundjeje.“Kjo e shqetësonte atë”, thotë më tutje i afërmi. “Dikur ishin shumë të lumtur, qeshnin shumë. Por në javët e fundit marrëdhënia mes tyre është përkeqësuar”.

“Jemi në shok”, thotë një fqinj. Ai e përshkruan të dyshuarin si “një person të sinqertë, të këndshëm dhe normal”.

Ai qeshte shpesh dhe ishte në disponim të mirë. Por në ditët e fundit ai kishte ndryshuar. “Ai nuk na përshëndeste më dhe mezi fliste”.

Banner

Related posts

Do rriten pagat dhe pensionet! Qeveria miraton të premten vendimin për “reformën historike”

admin

Dy rritje page brenda vitit/ Rama tregon se si do realizohet “paga europiane”

admin

“Ishte e qetë dhe po e shetiste qenin”, gazetari zbulon detaje te reja per vajzen qe varrosi politikisht Safet Gjicin

admin

Leave a Comment