AKTUALE

Masat ndaj Kosovës, reagon Haradinaj: Mocioni për shkarkimin e Kurtit, sot është interes kombëtar

Banner

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas konfirmimit nga ana e Bashkimit Evropian për hyrjen në fuqi të masave të vendosura ndaj Kosovës.

Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se masat e BE-së ndaj Kosovës dhe paralajmërimet e ShBA-së, e dëshmojnë se sa e rrezikshme është gjendja.

“I vetëdijshëm se Kosova me këtë kryeministër po hyn në një rrugë pa krye, para pak ditësh kërkova mocion për shkarkimin e Albin Kurtit”, ka shkruar Kurti, transmeton Telegrafi.

Më tej ai ka thënë se “sanksionet e BE-së ndaj Kosovës dhe paralajmërimet e SHBA-së se Qeveria e Kosovës është në rrugë të gabuar, e dëshmojnë se sa e rrezikshme dhe e pashpresë është gjendja, e cila fatkeqësisht do të shkojë duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë”.
Prandaj sot është koha të veprohet dhe të bashkohen të gjithë ata që interes parësor e kanë Kosovën, qofshin në opozitë ose edhe deputetë të shumicës, e ta jetësojnë mocionin për shkarkimin e kësaj Qeverie”.

Banner

Related posts

Bajram Rexhepi: Është e fisme ti shtërngosh dorën vëllaut

Gjyla Halili

Retkoceri: Me Davkovan presidente, marrëdhëniet Prishtinë – Shkup s’do të jenë si deri tani

Gjyla Halili

Bdi dega Kërçovë reagon ndaj hakmarrjes dhe presionit që u bëhet të punësuarëve shqiptarë në TEC Osllome, nga ana e drejtorit Agim Sadiku!!!

Gjyla Halili

Leave a Comment