AKTUALE

Çairi dhe Qyteti i Shkupit kanë dhënë pëlqim për protestën e thirrur nga SHVL-UÇK në Sheshin Skënderbeu në Shkup

Të gjitha procedurat për mbajtjen e protestës së paralajmëruar për më 13 dhjetor në sheshin Skënderbe në Shkup janë tejkaluar. Nga komuna e Çairit kanë informuar organet kompetente për sigurimin e mbarëvajtjes së protestës, që organizohet në territorin e saj.

“Ne jemi të informuar për protestën dhe në përputhje me procedurat, kemi njoftuar organet kompetente për të siguruar mbarëvajtjen dhe rendin publik”, thonë nga Komuna e Çairit.

Nga Minsitria e Punëve të Brendshme njoftojnë se do të formohet Shtabin Operativ, për të cilin thonë se është procedurë standarde për tubime të kësaj natyre. Pjesë e shtabit janë përfaqësues të të gjitha njësive organizative pranë Byrosë për Siguri Publike.

“Për protestën e paralajmëruar për më datë 13.12.2025 do të formohet Shtab Operativ, që paraqet procedurë standarde për çdo tubim qytetar të paralajmëruar në përmasa të mëdha. Të gjitha masat e sigurisë do të zbatohen në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi, me qëllim që të sigurohet zhvillim i sigurt dhe pa pengesa i tubimit publik”, thonë nga MPB.

Publikuar 18:36 11 Dhjetor, 2025

Rafiz Aliti, nga Këshilli i protestave, në intervistën për Alsat, hodhi poshtë akuzat se protesta organizatohet për motive politike, duke e cilësuar protestën e së shtunës, si mbarëkombëtare.

“Ne nuk bëjmë protestë që ata të lirohen nga gjykata e Hagës, apo të ndërpritet procesi gjyqësor, përkundrazi ne kërkojmë drejtësi. Kjo protestë ka për qëllim që me të vërtetë të ketë një proces gjyqësor të drejtë, për shkak se gjatë gjithë kësaj kohe ka ndodhur shumë anomali gjatë procesit gjyqësor të gjykatës speciale në Hagë“ – Rafiz Aliti, Këshilli i protestave.

Organizatorët u bëjnë thirrje protestuesve kosovarë të udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut me makina dhe jo me autobusë, me qëllim shmangien e vonesave. Protesta e 13 dhjetorit organizohet nga Organizata e veteranëve të luftës, në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Banner

Related posts

Fetai: Edi tha Open Balkan ka marrë fund, Ejup Rustemi i BDI-së thotë rroftë Open Ballkani

admin

Bozhinovska nga UNECE Resource Management Week 2026: Politika vendimtare, investime të forta dhe bashkëpunim ndërkombëtar për një të ardhme energjetike të qëndrueshme

Gjyla Halili

Mickoski: Për pagën minimale duhet të veprojmë sipas ligjit, do të ketë rritje dhe nivelim

Gjyla Halili