KOSOVË

Të bëhet edhe më shumë për shtensionimin e situatës në veri

Besimtarët myslimanë në Kosovë po festojnë sot (e mërkurë) ditën e parë të Kurban Bajramit. Manifestimi qendror për këtë festë në vend u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë prej ku u bë thirrje për paqe, siguri dhe harmoni brenda familjes dhe shtetit në përgjithësi.

Në mesazhin e tij me rastin e faljes së Kurban Bajramit, Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, foli për sigurinë në vend, për shkak të tensioneve në komunat në veri të vendit.

Ai apeloi Qeverinë e Kosovës dhe bashkësinë ndërkombëtare që të angazhohen edhe më shumë në shtensionim të situatës, përmes dialogut.

Myftiu Tërnava tha po ashtu se harmonia brenda familjes është thelbi i një shoqërie të shëndoshë.

Tërnava theksoi se stabilitetin dhe funksionalitetin e një shoqërie më së shumti e kërcënojnë veprat e këqija dhe dhuna në të gjitha llojet e tyre.

Tradhtia bashkëshortore, bixhozi dhe alkooli, dhe përdorimi i substancave narkotike, sipas tij e dëmtojnë më së shumti shoqërinë.

Duke folur për rëndësinë që paqja ka në islam, Tërnava theksoi se të gjitha llojet e dhunës janë në kundërshtim me parimet fesë islame, ndërsa më e rrezikshmja është ajo brenda familjes.

Ai nuk la pa përmendur as këtë herë ikjen e të rinjve nga vendi, derisa tha se problem tjetër është edhe asimilimi i shqiptarëve.

Çështje tjetër e ngutshme me të cilën duhet të merret Qeveria e Kosovës, Tërnava tha se duhet të jetë krijimi i kushteve që të rinjtë të mos largohen nga vendi.

Në Ditën e parë të Kurban Bajramit, ai theksoi rëndësinë e vizitës në Qabe, duke thënë se është obligim për ata që kanë mundësi.

Ai tha se në vendet e shenjta sot janë 1600 qytetarë nga Kosova, të cilët iu janë bashkangjitur lutjeve ndaj Zotit, për një të ardhme sa më të mirë për të gjithë njerëzit pa dallim.

Related posts

Presidentja Osmani, vizitë dy ditore në Shqipëri, takime me Begajn dhe Ramën

admin

Kosovë, sot afati i fundit për largimin e institucioneve serbe nga objekti në Mitrovicë të Veriut

admin

“Kurti bëri gabime”, Joseph: SHBA është një mik i fortë dhe më i mirë i Kosovës

Gjyla Halili

Leave a Comment