KOSOVË

Nuk do të pranojmë modele që kanë për qëllim zhbërjen e shtetit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka thënë se Kosova nuk do të pranojë modele që kanë për qëllim zhbërjen e shtetit dhe zbehjen e kompetencave ekzekutive brenda territorit të Kosovës. Për dialogun ai ka biseduar me Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë, të kryesuar nga Timothy Chorba, të cilët i ka pritur në takim.

“Duke folur lidhur me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kreu i Kuvendit theksoi se Qeveria e Kosovës është jashtëzakonisht e përkushtuar për gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët e cila është në të mirë të të dyja shteteve dhe nga e cila vendet do të kenë prosperitet në të gjitha fushat. Por kryetari Konjufca tërhoqi vëmendjen se assesi nuk do të pranohen modele që kanë për qëllim zhbërjen e shtetit dhe zbehjen e kompetencave ekzekutive brenda territorit të Kosovës”, ka njoftuar Kuvendi përmes një komunikate për media.

Në anën tjetër, Kuvendi ka njoftuar se anëtarët e Këshillit të Ambasadorëve ritheksuan vazhdimësinë e mbështetjes së popullit dhe shtetit amerikan për Kosovën dhe aspiratat euro-atlantike.

Banner

Related posts

Sasia e shiut mbrëmë në Pejë, sa gjithë të reshurat gjatë muajit qershor

admin

Rama kontribuoi që tre policët të lirohen

admin

Viktima dhe makina nën ujë, pamje apokaliptike nga përmbytjet në Bullgari

admin

Leave a Comment