AKTUALE

Gjumi i rregullt gjatë ditës zvogëlon rrezikun e demencës

Banner

Gjumi i pasdites ndihmon në parandalimin e demencës, tregon një studim i ri.

Një sy gjumë gjatë ditës mund ta ngadalësojë ritmin me të cilin truri juaj tkurret, duke e mbajtur atë më të madh dhe më të shëndetshëm në moshën e mesme dhe të vjetër.

Shkencëtarët në University College London përdorën të dhëna nga 378.932 britanikë të moshës nga 40 deri në 69 vjeç. Skanimet treguan se truri i dremitësve dukej 2.6 deri në 6.5 vjet më i ri.

“Për disa njerëz, dremitjet e shkurtra gjatë ditës mund të jenë një pjesë e enigmës që ndihmon në mbajtjen e trurit të shëndetshëm ndërsa plakemi. Shpresoj se ky studim mund të ndihmojë në zvogëlimin e stigmës që ekziston ende rreth dremitjes gjatë ditës”, është shprehur autorja kryesore e studimit, Dr Victoria Garfield.

Studiuesit sugjerojnë se një sy gjumë deri në 30 minuta në orët e para të pasdites është më i miri. Ata thanë se mund ta mbrojë trurin nga përkeqësimi i shkaktuar nga mungesa e gjumit të mjaftueshëm gjatë natës. /Telegrafi/

Banner

Related posts

Gjokaj: Mërgata do ta mbuloj Malsinë si Shqiponja me dy krena

admin

KRYETARI I BASHKËSISË FETARE ISLAME TË RMV – së, REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI ME RASTIN E DITËS SË FLAMURIT MORI PJESË NË AKTIVITETIN E ORGANIZUAR NGA SHMI MEDRESEJA ISA BEU – SHKUP

Gjyla Halili

Shoqata ” Jehona e Malësisë” organzion mbrëmje vallëzimi Babë e Bijë shqiptarë

Gjyla Halili

Leave a Comment