SHOWBIZ

Në mbrëmjen e saj të maturës, mbesa e Adem Jasharit bën homazhe te varri i gjyshit

Mbesa komandantit legjendar, Adem Jashari, Adile Jashari ka përfunduar me sukses shkollën e mesme.

E teksa ka shkuar në mbrëmjen e maturës, Adilja ka bërë një hap mbrapa në historinë e familjes së saj.

Ajo ka shkuar për vizitë te varri i gjyshit dhe familjarëve të tjerë të ndjerë, të cilët ranë heroikisht në luftën e fundit në Kosovë.

Adile Jashari (Foto: Safet Aliçkaj)

Ka qenë fotografi Safet Alkiçkaj ai i cili ka publikuar disa fotografi të maturantes nga Prekazi në rrjetin social Facebook, të realizuara në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekza të Skenderajt.

E veshur me një fustan të gjatë ngjyrë ulliri, me shkëlqim dhe një prerje anash, paraardhësja e familjes Jashari është dukur më se elegante në mbrëmjen e saj të maturës.

Adilja përndryshe është vajza e Lulzim Jasharit, djalit të komandantit legjendar. 

Adile Jashari (Foto: Safet Aliçkaj)
Adile Jashari (Foto: Safet Aliçkaj)
Adile Jashari (Foto: Safet Aliçkaj)
Banner

Related posts

Burri i Rita Orës mbushi 48 vjet, pamje nga festa e ditëlindjes në Ibiza

admin

Ja çfarë duhet të bëni kur fëmija ka temperaturë

admin

Bashkëshortja e Elvis Pupës rrëfen ankthin që përjetoi mbi sulmin e Top Channel një javë më parë

admin

Leave a Comment