AKTUALE

Lladrovci: I lumtur që “Ferronikeli” ndez sërish turbinat e prodhimit!

Banner

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, mori pjesë në përurimin e fillimit të punës së “Ferronikelit”, duke theksuar se është i lumtur që pas 20 muajsh, “NewCo Ferronikeli”, ndezi sërish turbinat e prodhimit.

Lladrovci ka theksuar se “presim me padurim sukseset e “NewCo Ferronikeli”, me qëllimin më të mirë të shtohet edhe numri i punëtorëve, edhe veprimtaria e tyre në fushën e energjisë. Ne jemi të lumtur që qëndrojmë krah gjigantit industrial me çdo procedurë ligjore që është në kompetencë të komunës”.

Postimi i plotë:

I lumtur që pas 20 muajsh, “NewCo Ferronikeli” e privatizuar nga Yilmaden Holding, divizion i metaleve dhe minierave të Yildirim Group, nga Turqia, ka ndez sërish turbinat dhe vazhdon puna prodhuese. Gjiganti industrial, eksportuesi më i madh i metalit në vend, do të ketë ndikim jo vetëm në jetën e qytetarëve të komunës së Drenasit dhe më gjerë, por edhe në përmirësimin e situatës ekonomike në nivel të Republikës.

Ne presim me padurim sukseset e “NewCo Ferronikeli”, me qëllimin më të mirë të shtohet edhe numri i punëtorëve, edhe veprimtaria e tyre në fushën e energjisë. Ne jemi të lumtur që qëndrojmë krah gjigantit industrial me çdo procedurë ligjore që është në kompetencë të komunës.

Kompania Yildirim Group është e dëshmuar me veprimtari prodhuese e shërbyese në 56 shtete, me mbi 20 mijë punëtorë. Urojmë që Drenasi të shkëlqejë dhe shënjohet në hartën globale si kompani me fitime dhe perspektivë për qytetarët tanë dhe investitorët.

Suksese, punë të mbarë “NewCo Ferronikeli”, mos u ndalni!
https://instagram.com/p/CtwWHXZNHql/

Banner

Related posts

Zef Berishaj atdhetari që dhuroi 50 mij dollarë për ndërtimin e Kishës në malin e Kakariqit

Gjyla Halili

Shoqata “Jehona e Malësisë” në Michigan: Kryengritja e Malësisë, themel i lirisë kombëtare

Gjyla Halili

Letër e hapur për ata që na ofendojnë nga vendlindja – nga një mërgimtar që nuk u pyet kurrë

Gjyla Halili

Leave a Comment