AKTUALE

A duheshte në vend të Merkos , Ejup Rustemi të shpallej “non-grata” meqë njihet si drejtor “tenederist”!

Emri Ejup Rustemi është i njohur për publikun por jo vetëm, më i njohur se kaq është edhe për anti-korrupsionin. Një herë në jetë drejtor gjithë jetën drejtor. Ish drejtori i postës, aktualisht drejtor i Ndërmarrjes Publike “Rrugët shtetërore”, Ejup Rustemi, për të cilin para disa viteve patën vërshuar titujt e lajmeve se “Rustemi fillon fuqishëm rrugën e Bllacës”, e se sa fuqishëm e ka filluar kuptohet tani që edhe pas sa viteve rruga e Bllacës është ende e pa përfunduar.

Ejup Rustemi bartet prej një drejtorie në tjetrën, dhe këtë kërcim në pozita e bënë pa kurrfarë pengese pa çka se kur ishte drejtor poste antikorrupsioni kishte hapur lëndë për të. E ky i fundit është me fat se pikërisht gjatë periudhës që po udhëheq me “Rrugët shtetërore” është nënshkruar projekti për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-D, i cili cilësohet historik për vendin e “fat i madh për Rustemin”, pasi ky projekt pritet të kap vlerën prej 1.3 miliardë eurosh.

Ky drejtori “tenederist” së fundmi ka nënshkruar edhe një kontratë me një kompani kërçovare për kositjen e barit me vlerë prej 2.4 milionë euro. Pra, tenderin 2.4 milion euro e ka fituar një kompani nga Kërçova, çështje për të cilën edhe janë ngritur akuza për korrupsion dhe keqpërdorim të mundshëm. Megjithatë, gjatë nënshkrimit të kësaj kontrate edhe pse drejtori shqiptar e kompania shqiptare, marrëveshja është nënshkruar vetëm në një gjuhë atë maqedonase. Kjo është edhe një dëshmi që për drejtorin Rustemi nuk ka rëndësi çka shkruhet në marrëveshje e në cilën gjuhë, rëndësi kanë numrat në fund të cilëve ka shifra euro ose denarë. Edhe përkundër dyshimeve të ngritura, urohet që drejtori mos të shpërfaq aftësitë e tij “tenderiste” dhe të mos ketë keqpërdorime gjatë ndërtimit të projekteve historike për vendin korridori 8 dhe 10D, shkruan Zhurnal.

Kush është Ejup Rustemi dhe cila është ndërlidhja e tij me korrupsionin?

Ejup Rustemi është emër i njohur për publikun, dy herë deputet e disa herë drejtorë, pra si ushtrues i shumë pozitave për shërbim publik, por vetëm publikut nuk i ka shërbyer. Nga viti 2002 deri në vitin 2006 u zgjodh deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në periudhën prej vitit 2006 deri në vitin 2007 gjendet në pozitën e drejtorit gjeneral në SH.A “GAMA”. Funksionin drejtor gjeneral në SH.A “Posta e Maqedonisë” e ushtroi nga viti 2008 deri në vitin 2011.

Për drejtor të Agjensionit për rezervat e mallërave të Republikës së Maqedonisë u zgjodh në vitin 2011 ku qëndroi deri në vitin 2013, dhe në të njëjtin vit nga muaji mars deri në muajin qershor ushtroi funksionin drejtor i Agjensionit për menaxhim të mallërave të konfiskuara në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në vitin 2014 përsëri u zgjodh deputet në Kuvend. Por, si duket nuk është ndjerë komod në karrigen e deputetit, pasi më për qejfi i ka tenderët dhe sërish është rikthyer si drejtor gjeneral i Postës. E prej poste e larguan në vitin 2020 pasi i ofruan një pozitë edhe më të mirë drejtor i Ndërmarrjes Publike “Rrugët shtetërore”(NPRRSH), drejtori në të cilën vlojnë tenderat.

Nga një pozitë në tjetrën, thua ti se vetëm Rustemi ka ngel në këtë vend, tani kjo bartje prej një pozite në tjetrën mund të jetë bërë për dy arsye, ia ka morë dorën tenderave dhe është i dëgjueshëm. Mund të jetë njëra prej tyre, por nuk përjashtohet mundësia që të jenë edhe këto dy arsyet kryesore përse Rustemi i ka për qejfi drejtoritë.

E gjatë kohës së fundit që ishte drejtor në postë, antikorrupsioni kishte hapur lëndë nda Rustemit për verifikimin e pasurisë, pasi për këtë të fundit shumë herë janë ngritur dyshime se është i përfshirë në afera të ndryshme korruptive.

Nga ana tjetër, Ejup Rustemi është drejtor i rrugëve shtetërore në kohën kur po vendosen gurthemelet e projekteve historike për vendin korridorit 8 dhe 10 D e këto projekte për Rustemin janë “fat i madh”. E për këtë çështje opozita maqedonase ka ngritur dyshime për keqpërdorime të mundshme. E autoritetet as nuk mohojnë dhe as nuk duan të konfirmojnë, nëse dhe sa para janë transferuar në llogarinë e Behtel dhe Enka deri më tani. Televizioni Alsat i ka kërkuar drejtorit të NPRRSH Ejup Rustemi të shpjegojë se si do të shkojë pagesa e parave që konsorciumi turk do t’i marrë këtë vit, por nga Ndërmarrja Publike u janë përgjigjur me shkrim, sepse Rustemi nuk ishte në gjendje të jepte deklaratë para kamerave. Mbase, nga frika që do t’i dalë ndonjë e vërtetë e pathënë.

Përse Ejup Rustemi quhet “drejtor tenderist”?

Partia opozitare maqedonase përmes një komunikate ka akuzuar se pushteti aktual që po udhëheq me institucionet e shtetit po vijon veprime të dyshimta korruptive përmes tenderëve.

Sipas kësaj partie, drejtori i ndërmarrjes publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi, ka lidhur kontratë tenderi me një kompani nga Kërçova për kositjen e barit, krasitjen e degëve dhe prerjen e pemëve në brezin rrugor, në vlerë prej 2.4 milionë euro.

“Në të njëjtën kohë, kur nuk ka para për tekste, kur nuk ka lekë për ilaçe, kur populli varfërohet për shkak të inflacionit rekord, në mënyrë “magjike” gjenden para për kositjen e barit dhe prerjen e pemëve, në masën mbi 2. milion euro, dhe qeveria nuk ka ndërtuar as një kilometër autostradë në vend. Tashmë për qytetarët është e qartë skema e qeverisë, me të cilën përmes ndërmarrjes shtetërore ‘Rrugët shtetërore’, për interesa biznesi, Maqedonia po zhveshet, përmes survejimit prej 22 milionë euro dhe tani me 2.4 milionë euro shtesë”, thuhet në komunikatën e VMRO-së.

E përbrenda kësaj marrëveshje për të cilën akuzohet për “tender” me porosi vërehet edhe një mangësi tjetër që drejtori i NP “Rrugët shtetërore” është shqiptar, por marrëveshjet me kompanitë bashkëpunuese bëhen vetëm në gjuhën maqedonase. Një prej tyre është edhe marrëveshja me kompaninë “Mirsat Komerc” nga Kërçova, e cila është angazhuar për kositjen e barit përreth autostradave të shtetit. Në këtë marrëveshje në nenin dy theksohet:
“Gjuha e marrëveshjes edhe në dokumentet tjera të cilat përfaqësojnë pjesë formale të marrëveshjes është gjuha maqedonase. Gjuha e komunikimit në formë të shkruar në mes palëve të marrëveshjes është në gjuhën maqedonase”, thotë Neni 2 i Marrëveshjes.

Kjo është dëshmi që drejtorit Rustemi nuk i bëhet vonë çka përmban marrëveshja e as në cilën gjuhë nënshkruhet. Rëndësi për ta kanë vetëm shifrat qofshin në euro apo denarë. /Zhurnal.mk

Related posts

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

admin

Mickoski: Deri në fillim të dhjetorit, arsimtarët do të mund ta marrin K-15

Gjyla Halili

Fatmir Limani: Unë e di si ka qenë familja e Ali Ahmetit para 2001

admin

Leave a Comment