Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës (DHKL), në bashkëpunim dhe me autorizim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka vendosur në pranga një shtetas serb i cili dyshohet për krime lufte.
Pas hetimeve të zhvilluara mbi krimet e kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë (1998-1999), ku përmes rrugëve hetimore-operative është bërë i mundur arrestimi i shtetasit serb iniciale D. M. si pjesëmarrës në krime lufte.
Gjithashtu, Policia e Kosovës bën të ditur se janë siguruar prova se personi me iniciale D.M në bashkëpunim edhe me pjesëtarë të tjerë, gjatë periudhës së luftës në Kosovë në cilësi të personave zyrtar (gardian të burgut) në Prishtinë dhe në paralelen e ndarë nga Prishtina konkretisht në burgun e Lipjanit, dyshohet se kanë ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime në mënyrë sistematike ndaj të burgosurve shqiptarë.
“Si rezultat i punës dhe hetimeve intensive Policia e Kosovës, me datën 21.06.2023, në orët e paradites, zonën e Graçanicës, ka ndaluar dhe ka shoqëruar në polici të dyshuarin në fjalë.
Zyrtarët kompetent nën autoritetin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe urdhrit të gjyqtarit të procedurës paraprake-Departamenti Special, kanë zbatuar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: një armë zjarri-revole të tipit “Zastava” me kalibër 9mm, 136 fishek të kalibrit 9x19mm, një thikë ushtarake të tipit SOG Speciality Knives, një shufër metalike “Taiëan”, si dhe dokumente, vendime, notes dhe një telefon personal”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në konsultim me prokurorin e Prokurorisë Speciale i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës të siguruar nga familja e tij, nën dyshimin