KOSOVË

“Shkëlqimit i cili i mbijetoi këtij aksidenti i uroj shërim dhe forcë”, Kurti i shpreh ngushëllime familjes që humbi 3 anëtarë në rrugën Shkup-Bllacë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për familjen Pacolli pas vdekjes së tre anëtarëve në tragjedinë që ndodhi mbrëmë, ku vetura ra në lumin Lepenc në Shkup.

Kurti tutje i ka uruar shërim personit që i shpëtoi këtij aksidenti, teksa ka shtuar se ngjarje të tilla si kjo prekin thellë të gjithë.

Në një postim në Facebook, Kurti ka shprehur falënderime për ekipet tona profesionale të FSK-së, Policisë së Kosovës, vullnetarët e kërkim-shpëtimit dhe autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët në bashkëpunim të ngushtë, që nga momenti kritik, kanë bërë maksimumin e tyre përkundër të gjitha sfidave me të cilat janë ballafaquar.

”Sapo u njoftova nga autoritetet tona se vetura e aksidentuar mbrëmë dhe e rënë në lumin Lepenc në Shkup është gjetur dhe në të janë trupat e pajetë të tre qytetarëve tanë. Shkëlqimit i cili i mbijetoi këtij aksidenti i uroj shërim sa më të shpejtë e forcë për të përballuar dhimbjen e humbjes së prindërve e vëllaut të tij. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Pacolli dhe Visoka të cilët humbën familjarët e tyre. Ngjarje të tilla si kjo prekin thellë secilin prej nesh. Falënderoj përzemërsisht ekipet tona profesionale të FSK-së, Policisë së Kosovës, vullnetarët e kërkim-shpëtimit dhe autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët në bashkëpunim të ngushtë, që nga momenti kritik, kanë bërë maksimumin e tyre përkundër të gjitha sfidave me të cilat janë ballafaquar”, ka shkruar Kurti në Facebook./21Media 

Related posts

Mbështesim kryeministrin Rama, t’i zgjidhim gjërat me dinjitet

admin

Kryetarët Lladrovci, Muhaxheri dhe Muharremi takojnë kryetarin e Eppingenit në Gjermani

Gjyla Halili

Hyn në fuqi marrëveshja e korrikut, lehtësohen procedurat doganore Kosovë-Shqipëri

admin

Leave a Comment