KOSOVË

S’do ta informojmë më askënd

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se serbët “do të marrin hapa për lirinë e tyre” për Vidovdan më 28 qershor.

Vuçiq foli për manifestimin që bëhet në Gazimestan të Obiliqit në një konferencë për media në Beograd, nga ku dha këtë paralajmërim.

“Kam biseduar me përfaqësues të serbëve, me përfaqësues të dëshpëruar të serbëve dhe njerëzit duan ta ruajnë paqen, por nuk dinë ta ruajnë atë. Por jam shumë i sigurt se ata do të udhëheqin lëvizje aktive. Vidovdani është një ditë e rëndësishme në historinë serbe. Në Vidovdan çdo gjë është e dukshme, siç thotë populli ynë, ndërsa në Vidovdan, serbët, jam shumë i bindur, do të hedhin hapat e tyre në mënyrë paqësore në rrugën drejt lirisë së tyre”, tha Vuçiq.

Për atë se çfarë do të bëjë Serbia, Vuçiq tha se “nuk do ta informojmë më askënd”, përveç, siç tha ai, “ngritjes apo uljes së gatishmërisë luftarake”.

“Përveç detyrimeve tona ndaj NATO-s, të cilat ne do t’i përmbushim gjithmonë plotësisht në përputhje me Rezolutën 1244. Ne do të përpiqemi ta ruajmë paqen”, tha ai, duke shtuar se po i paralajmëton “të gjithë ata që qartazi nuk u intereson paqja”.

“Kjo është gjithçka që duhet t’u them atyre. Le të mendojnë apo pretendojnë se është bllof, realitet, në një mënyrë apo tjetër, për mua nuk ka rëndësi”, tha Vuçiq.

Related posts

41 turistë polakë të helmuar në Vlorë, udhëtuan sot me anije

admin

Rast i rëndë! “Kosovarja e përvëloi vajzën e s’e dërgoi te mjeku, i vdiq pas 12 ditësh”

admin

Shqipëria, mes destinacioneve që konsiderohen perla të fshehura

admin

Leave a Comment