KOSOVË

Rrëmbimi i policëve të Kosovës, reagon Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Ramaka reaguar në Twitter në lidhje me rrëmbimin e 3 efektivëve të Policisë së Kosovës.

“Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë. Prandaj më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat“, shkruan Rama në rrjetin social.

Banner

Related posts

Programi i Evropës Digjitale/ Shtyhet data e nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe KE

admin

Të enjten në rend dite votimi i 13 marrëveshjeve ndërkombëtare, VV-ja kërkon përkrahje nga opozita

Gjyla Halili

Kurti merr telefonatë nga administrata Biden, “pranon” zgjedhjet e reja në veri

admin

Leave a Comment