AKTUALE

Zgjedhjet në Mal të Zi, deklarohet Abazoviq

Kryeministri aktual i Malit të Zi, Dritan Abazoviq pasi i është drejtuar qendrës së votimit u shpreh i kënaqur për mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

Ndër të tjera, Abazoviq u shpreh se kontributi i tij dhe i partisë që drejton do të vijojë të jetë i njëjtë deri në përcjelljen e plotë të vlerave që përfaqësojnë.

“Atmosfera është shumë e relaksuar. Është shumë kënaqësi që si kryeministër të konstatoj se gjendja është shumë më mirë se ka qenë më parë. Nuk ka tensione. Partitë politike shumicën e debateve e kanë pasur për zhvillimin ekonomik dhe drejtimin e shtetit tonë drejt BE-së. Shpresoj se në këtë frymë edhe do të përfundojnë zgjedhjet. Jam i bindur se do të kemi një institucion shumë të mirë. Unë nuk kam dilema sepse kontributin tonë e kemi dhënë dhe do të vazhdojmë me të njëjtën forcë të promovojmë vlerat për të cilat luftojmë”, deklaroi Abazoviq.

Banner

Related posts

Vapë dhe temperatura deri në 36 gradë, personat me sëmundje kronike të mos ekspozohen në diell

admin

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, në garë dhe dy shqiptarë

Gjyla Halili

Bdi: Margjinalizimi i shqiptarëve rrezikon stabilitetin, funksionalitetin dhe rrugën europiane të shtetit

Gjyla Halili

Leave a Comment