AKTUALE

Rina Ajdari nga Brukseli: Reformat për shtet më demokratik dhe ndryshimet kushtetuese ç’bllokojnë procesin e integrimit

Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, gjatë qëndrimit në Parlamentin Evropian, ka theksuar se reformat për një shtet më demokratik dhe ndryshimet kushtetuese si rruga e vetme përmes së cilës do të çbllokohet i gjithë procesi i integrimit.

“Në diskutime theksova se vendi ynë dhe qytetarët janë të përkushtuar për rrugën evropiane, përmbushjen e detyrave dhe kritereve të përcaktuara më parë”- ka theksuar Ajdari.

Postimi i znj. Ajdari:

Gjatë vizitës time në Parlamentin Evropian në Bruksel, kisha mundësinë të zhvilloj takime pune me eurodeputetë nga grupe të ndryshme politike.
Fokusi i takimeve të punës ishte integrimi i Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Në diskutime theksova se vendi ynë dhe qytetarët janë të përkushtuar për rrugën evropiane, përmbushjen e detyrave dhe kritereve të përcaktuara më parë.

Shkëmbyem mendime mbi zhvillimet aktuale në vend dhe rajon, reformat për një shtet më demokratik dhe ndryshimet kushtetuese si rruga e vetme përmes së cilës do të çbllokohet i gjithë procesi i integrimit.

Banner

Related posts

Kuvendi do të mbajë seancën e 79-të plenare

admin

Ky është parashikimi i motit për sot

Gjyla Halili

Për herë të parë Shqiptarët me vetëm 4 nga 19 ministri

Gjyla Halili