KOSOVË

Qëndrojmë me SHBA-në dhe BE-në/ Për shtensionimin e situatës në Veri, duhet të largohen bandat kriminale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të intensifikojnë dialogun për zbatim të marrëveshjeve të 27 shkurtit në Bruksel dhe të 18 marsit në Ohër. Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje të dielën, Kurti ka thënë se Kosova i qëndron pas politikave dhe vlerave demokratike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Por shtensionimi i situatës në veri, sipas tij, duhet të nisë me largimin e bandave kriminale. Kreu i qeverise ka theksuar se deri në zgjedhjet e reja  në komunat veriore, kryetarët aktual duhet ta ushtrojnë detyrën e tyre, ndërsa u ka bërë thirrje serbëve që të marrin pjesë në zgjedhje. “Këta  kryetarët e tanishëm kanë marrë pak vota, po të tjerët s’kanë marrë aspak vota. Serbët duhet të dalin në zgjedhje, dhe jo të bojkotojnë. Zgjedhjet duhet të jenë të lira, të hapura, pa frikë, pa kërcënime, pa banda kriminale” tha Kurti.

Banner

Related posts

U kap me drogë në Shqipëri, Besnik Mujeci nuk do të ekstradohet në Kosovë

admin

Në Parlament ka kriminelë më të rrezikshëm se në burgun 313

admin

Iniciohet rast kundër Dodikut për mohim të gjenocidit në Srebrenicë

admin

Leave a Comment