KOSOVË

24 vjet nga fundi i Serbisë në Kosovë

Banner

Sot, bëhen 24 vjet nga tërheqja e forcave kriminale ushtarake e paramilitare serbe nga Kosova, duke shënuar kështu fundin e pushtimit serb.

Ushtria serbe është dorëzuar nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare në tokë dhe bombardimeve të NATO-së që e kanë detyruar të nënshkruajë marrëveshjen e kapitullimit më 9 qershor të vitit 1999 në Kumanovë.

Marrëveshja është nënshkruar nga Michael Jackson, komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, i akuzuari i Hagës për krime lufte dhe gjenocid në Kosovë.

Ndër të tjera në marrëveshje parashihej:

c) që nga Kosova të largohen të gjithë personat dhe organizatat me aftësi militare, duke përfshirë armatën e rregullt dhe forcat e marinës, civilë të armatosur, paramilitarë, forcat ajrore, garda kombëtare, policia kufitare, rezervistët, policia ushtarake, shërbimet informative, MUP-it, policia lokale, speciale, antirebeliste, antiterroriste dhe çdo grup i përcaktuar kështu nga KFOR-i.

d) u caktua një zonë sigurie ajrore 25 kilometra përtej kufirit të Kosovës, e ndërsa në pikën

e) u caktua një zonë 5 kilometrash përtej kufirit me RFJ-në që nuk guxonte të vendosen armatimet e rënda dhe ushtria, përveç ushtarët kufitarë.

Sulmet që kanë vazhduar për 78 ditë janë anuluar më 10 qershor, pasi Komandanti Suprem i NATO-së, gjenerali Wesley Clark i ka raportuar Këshillit të Atlantikut Verior se sulmet ajrore kanë detyruar pushtuesin serb të fillonin tërheqjen e plotë të forcave nga Kosova.

Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë ka nisur edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara-UNMIK, i cili ka administruar vendin deri në shpalljen e Pavarësisë, më 17 shkurt të vitit 2008./kp

Banner

Related posts

“Thjesht, çmenduri”, eurodeputeti gjerman reagon pas deklaratave të Hill

admin

Presidenti serb thotë se serbët “nuk do t’i dorëzojnë” ndërtesat në veri të Kosovës

admin

Raportohet se është arrestuar kryetari i komunës së Budvës në Mal të Zi

admin

Leave a Comment