AKTUALE

NIKOLLË CAMAJ,një emër që i ban nder Kohës, një personalitet që e nderon Kombin e vet

-Nikollë Camaj, kandidat për deputet i “Forumit Shqiptar” në Zgjedhjet Parlamnetare të 11 Qershorit 2023, mirëpritet të jetë deputet i Kuvendit Republikan të Malit të Zi-

Nga Ramiz LUSHAJ

1.
Nikollë Camaj është një malësor tipik për nga lartësia e shtatit e hapit, genit e fjalës; burrë tradicional hotjan e alpin për nga atdhetaria, virtytet e qytetaria; veprimtar me bashkëkohorësi elitare për nga kultura e formimi vetjak, familjar, vllaznor; politikan panshqiptar dhe euroatlantik i klasit të parë; një emër që i ban nder Kohës, një personalitet që e nderon Kombin e vet, prej ditëvotimit elektoral 11 qershor 2023, mirëpritet të jetë deputet i “Forumit Shqiptar” në Kuvendin e Malit të Zi.
Nikollë Camaj edhe dy herë të tjera, jo veç sivjet po edhe ma herët, e kishte emrin dhe votat shqiptare për me kanë deputet në Kuvendin e Malit të Zi, sipas marrëveshjeve paraprake “xhentilmene” në partitë e koalicionet partiake shqiptare, nëse ndonjëri të mos kthehej në “xhind për keq”, në “një djall politik”, e t’ia mohonte të drejtën e rrotacionit politik deputetor, t’ia rrëmbente të drejtën e mandatit, po kësaj here, si asnjëherë tjetër, “Forumi Shqiptar”-Nik Gjeloshaj, e ka logo e devizë “Besa për Zhvillim Europia”, çka domethanë se Camaj – i dyti i Listës së 60 kandidatëve të Forumit për deputetë, e ka edhe Besën e këtij Forumi e kryesuesit të Tij, për një ulëse dinjitare në Kuvendin shumetnish të Malit të Zi, si një nga shqiptarët e shquar në Malin e Zi për shek. XXI.

2.
Nikollë Camaj është rritë me Politikën Shqiptare në Malin e Zi, e ka rritë Politika Shqiptare në Malin e Zi, e ka rritë Politikën Shqiptare në Malin e Zi.
Ne e njohim portretin e tij bashkëkohor si një ndër Shqiptarët e Mirë të Traditës së Genit të vet e të Kombit Tonë, po dhe si një Politikan Elitar i Kohës në Malin e Zi tuj rrezatue me dituritë e veprimtaritë e veta edhe në Rajonin Ballkanik Shqiptar e në Mërgata Shqiptare nga Mbretëria e Bashkuar deri në Amerikë.
Nikollë Camaj është aktiv në skenën politike shqiptare, në Malin e Zi, në mbi tri dekada, në ma shumë se një çerek shekulli, në gjysmë kohë-vite të tij, në ma shumë se 10 mijë ditë jete, në këta dy shekujt e fundit.
Nikollë Camaj ishte sekretari i parë i subjektit të parë politik shqiptar, i Lidhjes Demokratike në Malin e Zi, formue me 9 të shtatorit 1990, si “dallandyshja e parë” e pluralizmit partiak në MZ, themelue nja 6 muaj pas formimit të LDK-së në Kosovë dhe nja 3 muaj para PD-së në Shqipëri, ishte një nga partitë e para postkomuniste në Ballkan e Europën Juglindore. Kjo parti, asokohe, u përshendet nga Shqiptarët e Politika Shqiptare në Shqipëri e në Ish Jugosllavi dhe gjithandej nga Ndërkombëtarët euroatlantik, pati jehonë të mirë në masmediat botërore.
Nikollë Camaj ishte kryetari i parë i kuvendit të Tuzit
Nikollë Camaj, kryehere, ishte Kryesues i “Forumit Shqiptar”, i cili u themelue më 28 të dhjetorit 2018, ma së parit, nga dy partitë shqiptare: Alternativa Shqiptare (ASH) dhe Lidhja e Demokratike Shqiptare (LDSH), ndërsa me 29 dhjetor 2019 iu bashkue edhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH), të cilët kanë qënë në bashkari në disa nga Zgjedhjet Parlamentare të viteve të fundit, deri tek kjo e tanishmja elektoriadë: 11 qershor 2023. Gjithnjë e kanë pasë nga një deputet (ulëse) në Kuvendin shumetnik të Malit të Zi, çka do të ndodhin njejtësisht e mrekullisht edhe kësaj rradhe, me fitoren e kandidatit për deputet Nikollë Camaj i Tuzit e Shqiptarisë.

3.
Nikollë Camaj është shumëdimensional në jetën e veprimtarinë e tij të gjithashme: përveçse politikan, është i mirënjohur edhe si profesor letërsie; një mësimdhanës përmbi dy dekada në gjimnazin e Tuzit, duke pritë e përcjellë shumë gjenerata gjimnazistësh.
Nikollë Camaj është edhe studiues i mirë i letërsisë, i historisë së Vendlindjes e Kombit, i politikës shqiptare e rajonale, etj. duke kumtuar deri edhe në Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë me 13 maj 2022 etj.
Nikollë Camaj është edhe përkthyes i mirë dhe i njohur, veçmas nga gjuha boshnjake në gjuhën shqipe, siç ishte edhe botimi ma mbramë: “Gjerdani nga Shanllëurfa” i pinjollit nga Tuzi, Ruzhida Axhoviq, që jeton e veprimtaron në Sarajevë, i cilësuar si një nga gazetarët më të mirë të Rajonit Ballkanik.
Nikollë Camaj është dhe publicist, njiherit edhe në detyrën misionare, vullnetare e përplot përkushtime pune e sakrifikime, si Drejtor i “Gazeta e Alpeve” për Malin e Zi- media PanShqiptare e NdërBallkanike (Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Lugina e Preshevës e Sanxhak-Maqedoni e Veriut), duke qënë pjesmarrës elitar, duke kumtuar apo përshendetur në veprimtari të tilla PanShqiptare-NdërBallkanike-EuroAtlantike, si në “Takimet e Plavë-Gucisë” (2019, 2021), në “Takimi i Shkodres” (23 tetor 2021, në bashkëpunim me bashkinë e Shkodres), në “Takimi i Madh i Prishtinës” (13 maj 2022, në bashkëpunim me komunë e Prishtinës”, si dhe në “Kuvendi i Madh i Ulqinit” (29 prill 2023).
Nikollë Camaj për veprimtarinë e tij të shumashme e të vazhduesshme është nderuar edhe me çmime të ndryshme, si Çmimi i Madh “Dardania” (2021), Çmimi i Lartë “Ndoc Nikaj” (2019) etj.
Nikollë Camaj asnjëherë nuk iu largua linjes kombëtare, të trashëguar nga paraardhësit e vet.
Nikollë Camaj, së bashku me subjektin që e kryeson, LDSH- është njëra prej shtyllave të “Forumit Shqiptar”, brendit që dëshmoi se si Shqiptarët mund të jenë të suksesshëm kur bashkohen, si në Zgjedhjet e dy-herëve në komunën e Tuzit dhe të disa-hershme në Kuvendin Republikan të Malit të Zi.
Edhe kësaj here, është koha që Shqiptarët e Tuzit e Podgoricës, të Ulqinit e Gucisë, të Plavës e Rozhajës në Malin e Zi, që Shqiptarët e këtyre trevave etnike shqiptare komunare që jetojnë e veprimtarojnë në Amerikë, në Europë, në Ballkan, të votojnë masivisht me votën e tyre kombëtare shqiptare për “Forumin Shqiptar”, për deputetin e ardhshëm Nikollë Camaj, për Listën Zgjedhore Parlamentare të këtij Forumi me tri parti shqiptare aleancore të suksesshme.

9 qershor 2023

Related posts

Memedi: Të jeni të sigurtë! ASH nuk bashkohet me tradhëtarët si Besa, Alternativa apo Mexhitin…

Gjyla Halili

Xhaferi me bashkëpunëtorë në Likovë, përurojnë disa projekte

Gjyla Halili

Lëvizja Demokratike hapi zyrat në Gostivar, Mexhiti: Partia jonë po fuqizohet çdo ditë

Gjyla Halili

Leave a Comment