SHQIPËRI

Shpallet më e bukura e Miçiganit, shqiptarja braktis modelingun për shëndetësinë

Banner

Shqiptarja, Jasmina Cunmulaj është shpallur në 2016 Miss Michigan. Pavarësisht sukseseve, ajo vendosi që ta lërë modelingun dhe t’i përkushtohet shëndetësisë.

Në një lidhje me Skype nga Italia, ku dhe po kryen doktoraturën, Jasmina ka treguar për “ABC e Mëngjesit”, se ëndrra e saj më e madhe në jetë ka qene të ndihmojë njerëzit, prandaj bëri dhe këtë zgjedhje.

Jasmina i është falenderuar prindërve, të cilët pavarësisht se kanë qene larg Shqipërisë i kanë trashëguar kulturën dhe gjuhën tonë.

“Unë kam pasur gjithmonë qejf të ndihmoj njerëzit që kanë nevojë dhe një mënyrë për ta bërë këtë ka qene shëndetësia. E kam ditur përherë që bukuria e jashtme vdes me kohë, por bukuria e brendshme është përgjithmonë. Ka qene shumë e rëndësishme për të bërë shkollën dhe të ishte diçka më e madhe. Prindërit nuk më kanë lënë të harroj as kulturën dhe as gjuhën shqipe dhe për këtë jam shumë krenare. Unë e kuptoj, çfarë është të jesh shqiptare dhe malësore. Jam shumë e gëzuar që jam shqiptare”, u shpreh ajo.

Banner

Related posts

Kryeministri i Hungarisë me kërkesë ndaj Vuçiqit: Lëshoni tre policët kosovarë

admin

3-vjeçarja u humbet nga sytë prindërve në plazhin e Spillesë, policia e gjen vetëm

admin

Zgjedhjet e 14 majit/ Ambasadoret Kim dhe Hohmann takim me komisionerin Celibashi

admin

Leave a Comment