SHQIPËRI

Vuçiq gjatë takimit me Lajçakun dhe Escobarin: Koha që Kosova ta themelojë Asociacionin

Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë, ka pritur në takim emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Atyre, Vuçiq iu ka thënë se “është koha që Kosova ta implementojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.

Sipas presidentit serb, perëndimi ka mekanizma që mund ta bindin Kosovën që ta bëjë këtë.

“Thashë se është koha që Prishtina përfundimisht t’i përmbushë obligimet e saj dhe mbi të gjitha formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit”, ka shkruar Vuçiq në një postim në Instagram.

Më tutje, Vuçiq ka deklaruar se ”Serbia ka qenë konstruktive në të gjitha proceset”.

Banner

Related posts

Mbërrin në Durrës superjahti i bosit të Tottenham

Gjyla Halili

Ngjarje e rëndë në Maqedoninë e Veriut/ 40-vjeçari përdhunon dy vajzat e mitura të partneres së tij

admin

Satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2”/ Peleshi jep detaje: Kemi marrë imazhet e para

admin

Leave a Comment