Khvicha Kvaratskhelia ishte ndër lojtarët kryesor në sezonin 2022/2023 kur Napoli fitoi titullin e kampionit në Itali.
Për shkak të paraqitjeve të tij të mira, shumë klube të mëdha kanë shprehur interesim për shërbimet e gjeorgjianit, megjithatë ky i fundit me deklaratën për DAZN, bëri të ditur se ka plane të tjera.
“A mund të jenë tifozët e Napolit me optimizëm? Normalisht se duhet. Unë e dua Napolin”, tha Kvaratskhelia i pyetur për mundësinë e vazhdimit të kontratës me kampionët e Serie A.
Sipas medieve italiane, bisedimet në mes të dy palëve për vazhdimin e kontratës do të fillojnë së shpejti dhe do të ketë rritje të pagës për 22 vjeçarin.
/BotaSot/