SPORT

Messi në Barcelonë, në darkë i fton vetëm dy ish-bashkëlojtarë

Pas fitores që PSG e arriti ndaj Lille me shifrat 4-3, lojtarët e skuadrës kryeqytetase morën disa ditë pushimi. Lionel Messi zgjodhi të udhëtonte me familjen në Barcelonë.

Kjo nuk është asgjë e pazakontë për të, sepse shtëpia e tyre është në Barcelonë dhe shpesh shkojnë në këtë qytet kur kanë kohë të lirë. Gjithsesi, ashtu siç pritej, ardhja e Messit te Barça shkaktoi vëmendje të madhe mediatike si gjithmonë.

Kështu ishte edhe këtë herë kur Messi mbërriti pak orë para ndeshjes Barcelona – Cadiz dhe madje u spekulua se mund të udhëtonte në “Camp Nou” për ta parë atë ndeshje, por asgjë nuk rezultoi e vërtetë në fund.

Messi ka vendosur të shkojë në darkë me bashkëshorten e tij Antonella dhe ka shfrytëzuar rastin për të ftuar ish-bashkëlojtarët e tij nga Barcelona. Mirëpo, është interesant fakti se ai ka ftuar vetëm dy persona me të cilët padyshim është në marrëdhëniet më të mira dhe është avantazh që gratë e tyre janë mike prej kohësh. Bëhet fjalë për Sergio Busquets dhe Jordi Alba.

Banner

Related posts

Sadiku mund të mbetet jashtë Botërorit të Boksit në Indi për shkak të vizës

admin

KOK-u publikon listën e trajnerëve që përfitojnë bursa

admin

Van Basten i dërgon letër FIFA-s

admin

Leave a Comment