SPORT

Zyrtare: Sergio Ramos i jep fund karrierës me Spanjën

Një ndër mbrojtësit më të mirë në dekadën e fundit në futboll, Sergio Ramos i ka dhënë fund karrierës së tij me Kombëtaren e Spanjës.

Mbrojtësi i Paris Saint-Germainit të enjten nëpërmjet një postimi në Twitter ka njoftuar se po tërhiqet nga Përfaqësuesja e Spanjës, shkruan Shqip.com.

Ramos ka lënë të kuptohet se e ka marrë këtë vendim, pasi selektori i ri i Spanjës, Luis de la Fuente i ka bërë me dije se nuk është në planet e tij.

36-vjeçari është rekordmen sa i përket paraqitjeve të Spanja, duke regjistruar 180 ndeshje.

Ai ka debutuar me Spanjën në vitin 2005, ndërsa ka fituar një titull bote dhe dy tituj të Evropës.

Banner

Related posts

Rapid Bukureshtit ende nuk ka kompletuar dokumentet e Rrahmanit

admin

Vdes pasi goditet nga treni në Spanjë ish-futbollisti në moshën 32-vjeçare

admin

“Të dashur sauditë, faleminderit që bletë një mashtrues” – Legjenda e futbollit ofendon Neymarin pas kalimit te Al Hilal

admin

Leave a Comment