KOSOVË

Rivlerësimi i gatishmërisë së forcave serbe, pas tërheqjes së Policisë së Kosovës

Banner

Sekretari shtetëror i Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviq, ka deklaruar se tërheqja e forcave speciale të Policisë së Kosovës do të ishte një hap kyç, i cili do të pasohej me rivlerësimin e situatës së sigurisë nga Serbia.

“Pas kësaj, do të mund të pasonte hapi i dytë, të cilin e ka përmendur Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken”, tha Staroviq për Radion Evropa e Lirë (REL), më 2 qershor.

Për shkak të tensioneve në veri të Kosovës, autoritetet në Serbi, më 26 maj, shpallën vendosjen e Ushtrisë së Serbisë në “shkallën më të lartë të gatishmërisë luftarake”, gjatë së cilës ata dislokuan njësi dhe pajisje luftarake në kufirin me Kosovën.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, më 31 maj apeloi që Qeveria e Kosovës të tërheqë forcat policore nga veriu, ndërsa Qeveria e Serbisë të ulë gatishmërinë luftarake të ushtrisë.

Staroviq tha se vendimi për ngritjen e gatishmërisë luftarake të Ushtrisë së Serbisë është masë parandaluese.

Ai vlerësoi se gjendja e sigurisë në veri të Kosovës është ende e tensionuar, ndonëse, siç tha ai, deri diku është stabilizuar.

“Lëvizja kryesore që do të duhej të ndodhte, pa të cilën në thelb nuk ka normalizim të qëndrueshëm, është tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës. Ata nuk e kanë vendin aty. Vetë prania e tyre në veri është një faktor serioz jostabiliteti. Ata duhet të tërhiqen”, tha Staroviq.

Banner

Related posts

Arrestohet edhe një person për sulmin ndaj gazetarëve në veri

admin

Në Finlandë themelohet grupi parlamentar i miqësisë me Kosovën

admin

Abazoviqit i kërkova mbështetjen e Malit të Zi për rrugën euroatlantike të Kosovës

admin

Leave a Comment