KOSOVË

Gjuajtje me armë në Beograd, mes të lënduarve një shtetas i Maqedonisë! Mësohet identiteti

Dy të rinj e janë lënduar nga gjuajtja me armë një një lagje të Beogradit, që ka ndodhur sonte rreth orës 19:40.

Në ngjarjen që ka ndodhur në lagjen Braçar, siç raportojnë mediat serbe, janë lënduar dy të rinj, A.P.(26), i cili njihet nga policia për shkak të veprave të shumta kriminele, dhe D.Ll.(21), shtetas i Maqedonisë së Veriut, përcjell TV21.

Sulmuesi mbetet i panjohur për policinë, pasi gjendet në arrati.

Siç raportojnë mediat serbe, sulmuesi ka dalë nga restoranti, ka vrapuar drejt A.P. (i cili ka shkuar në restorant për të marrë ushqim të shpejtë), dhe ka gjuajtur drejt tij me disa projektilë.

Dy të lënduarit janë dërguar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Banner

Related posts

“Mik i përjetshëm i kombit shqiptar” – Rama publikon foto nga pritja e Clintonit

admin

Lladrovci për Pavarësinë: Çdo ditë ta bëjmë vendin tonë më të mirë, më të begatë e më të çmuar

Gjyla Halili

Procesi i votimit po shkon mbarë, siguria në nivel

admin

Leave a Comment