KOSOVË

Anija shqiptare shpëton 55 emigrantë

Anija “Butrinti” e Forcave të Armatosura të Shqipërisë shpëtoi 55 emigrantë. Ata ndodheshin në vështirësi në një gomone në ujërat e detit Egje.

Kjo u bë e ditur nga ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi.

Operacioni u realizua bashkë me një anije turke dhe një greke.

“Në këtë operacion shpëtimi, efektivët e FA, treguan përkushtimin e palëkundur për parandalimin e humbjes së jetëve të njerëzve dhe gatishmërinë për të ndihmuar në situata të tilla emergjente”, tha Peleshi.

Banner

Related posts

Kurrë nuk do t`i pranojmë kryetarët e komunave në veri të Kosovës

admin

Nëse nuk përfundon kriza në veri, të gjithë humbin

admin

Kapen 5.3 tonë kokainë, një shqiptar në mesin e të arrestuarve (VIDEO)

admin

Leave a Comment