KOSOVË

Nëse Ballkani kollitet, BE-ja është në pneumoni! Duhet të sigurohet rrugë e re për fonde

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po merr pjesë në samitin që mbahet në Bratislavë të Sllovakisë mbi Ballkanin me temë “Rrugët e Hapura: Ballkanasit sërish në biznes”.

Rama tha se pajtohet që nuk duhet nxituar me anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE, por që BE do të duhet të hap rrugë të re për të siguruar fonde për këta vende.

“Më mirë thuaj, ju keni bërë punë të shkëlqyer, por për momentin nuk mund të nisim këtë bisedë me juve sepse kemi disa probleme në shtëpinë tonë, pra kështu duhet të jetë tani, sepse e përmendët plogështinë gjatë zgjerimit e gjithë këtë, është në rregull, ne nuk po vrapojmë që të jemi anëtarë të BE-së. Unë jam pjesë e shkollës së mendimit që mendon që nëse nuk funksionon me 27, si do të funksionojë me 33, dhe këta + 6 që janë nga Ballkani, që është edhe më e posaçme, pra si do të funksiononte, unë pajtohem me këtë, por le të hapim një bisedë të qartë. Diçka që nuk duhet të jetë larg dhe që do të duhej të ndodhte tani, është që BE do të duhej të hapte një rrugë të re të kooperimit në pjesën e fondeve, sepse ndryshe nuk ka ardhmëri në siguri dhe stabilitet për Ballkanin, dhe nëse Ballkani kollitet, për BE-në është pneumoni”

Rama ritheksoi ‘kritikat’ e tij  për fondet që rajoni i Ballkanit Perëndimor merr nga Bashkimi Europian të cilat sipas tij janë 11 herë më të vogla sesa ato që jepen nga BE për vendet e Evropës Juglindore. Rama tha se po të mos ishte për Turqinë, Shqipëria do kishte më shumë vdekje nga pandemia.

Do ta nis me atë çfarë ndodhi në Europë dhe BE në përgjigje të krizës së madhe që goditi Europën por që na goditi edhe ne. Kjo shpjegon atë hendek të jashtëzakonshëm midis shteteve anëtare të BE dhe mes nesh, vendeve të Ballkanit Perëndimor Mes 2020 dhe 2021 mes disa paketave shumë të mëdha, BE dha 47.5 miliardë euro për shtetet anëtare. Ndërkohë që për ne u dha 1 miliardë për të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, mes të cilave 500 milionë në grante. Këto ishin rishpërndarje e fondeve të IPA-s. Pra ajo që duhet të merrnim nga IPA për projekte të caktuara u rikonjektuan. Nuk po them se nuk ishte diçka e mirë por them që ishte një rishpërndarje. Pika e dytë që dua të përmend se dhënia e granteve nga BE për vendet e Europës juglindore do jetë 11 herë më e madhe se ajo që u dha për Ballkanin Perëndimor. Nga fondet e IPA-s marrim 90% ndihmë teknike dhe 10% investime”– tha Rama.

Rama tha se që Ballkani Perëndimor të mos kthehet prapa, BE duhet të bëjë më shumë për rajonin dhe të ndryshojë hendekun.

“Procesi i negociatave të anëtarësimit do kërkojë kohë dhe jam i bindur se nuk duhet nxituar. Duhet të jetë një proces i rregullt dhe i konsoliduar por na duhet të marrim diçka më shumë dhe diçka duhet të ndryshojë në mënyrë thelbësore mes BE dhe Ballkanit Perëndimor nëse nuk duan të shohin që ky rajon të kthehet mbrapsht sërish”-tha kryeministri.

Related posts

Kuvendi i Mitrovicës vendos ta hapë për qarkullim urën mbi lumin Ibër

admin

Kosova kërkon nga Mali i Zi që të lejojë fëmijët të kalojnë kufirin me certifikatë lindjeje

admin

Turqia dyfishon eksportin me Kosovën

admin

Leave a Comment