SPORT

Allegri: Do të ishin ende në garë për Championsin

Ka mjaftuar një gol i Zhiru që Milani të fitojë supersfidën e javës së 37-të përballë Juventusit dhe të sigurojë matematikisht kualifikimin për edicionin e ardhshëm të Champions League.

Ndërkohë në krahun tjetër u shuan përfundimisht shpresat e “Zonjës së Vjetër”, për të bërë një mrekulli për t’u kualifikuar në edicionin më të rëndësishëm europian vitin e ardhshëm.

Në lidhje me këtë situatë foli edhe trajneri Alegri, që për mikrofonin e “DAZN” pas ndeshjes deklaroi:

“Pas ndeshjes falenderova djemtë sepse kanë bërë një sezon të rëndësishëm, të jashtëzakonshëm.

Duhet ta mbyllim me nder në Udine sepse një sezon si ky nuk i urohet askujt.  

Kemi patur shumë vështirësi, problemet me pikët, etj. Nuk kemi për cfarë flasim sonte.

Unë e përsëris që ne kemi bërë 69 pikë.  

Energjitë na mbaruan. Sezoni përfundoi kundër Sevijas.

Sonte patëm fillimisht 2-3 raste, por pak kthjelltësi përpara porte. Më pas erdhi goli nga Zhiru, i cili realizoi një gol të bukur. 

Duke vlerësuar atë që kemi bërë në fushë, ne do të ishim ende në garë për Champions League”, deklaroi Allegri.

/BotaSot/

Related posts

Shaban Sinani: Njerëzit kompetent duhet të japin llogari

admin

KPP Gani Maloku dhe KPP Shpresa kampionë të sezonit pranveror në Ligën e Parë të Kosovës

admin

Xhaka për herë të tretë në ekipin e xhiros në Bundesligë, përgatitet për derbin e zjarrtë

Gjyla Halili

Leave a Comment